• sq
  • en
  • sr
  • Ministria e Ekonomisë

    Kërkoni

    Ministri Ismajli informohet me aplikimin e teknologjisë më të re në PTK

    Prishtinë, 30 tetor 2013 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, ka vizituar ndërmarrjen publike Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK) ku zhvilloi një takim pune me Bordin e Drejtorëve dhe Menaxhmentin e PTK-së.

    By |2013-10-30T09:51:33+00:0030 Tetor, 2013|Uncategorized|0 Comments

    Ismalji e Korte diskutojnë zhvillimet në sektorin e energjisë në Kosovë

    Prishtinë, 30.10.2013 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka pritur dje në takim pune z. Joost Korte, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm për Zgjerim në Komisionin Evropian, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë, me fokus projektin e TC Kosova e Re dhe procesin e dekomisionimit të TC Kosova A.

    By |2013-10-30T09:48:23+00:0030 Tetor, 2013|Uncategorized|0 Comments

    Pulla postare me Universitetin e Prishtinës me vlerë të posaçme

    Prishtinë, 28.10.2013 - Në pullën postare kushtuar Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ngërthehen të gjitha, dija, lufta edhe sakrifica, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, me rastin e emetimit të edicionit 98 të pullave postare të Postës së Kosovës, ku morën pjesë edhe drejtues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Universiteti i Prishtinës, Postës së Kosovës etj.

    By |2013-10-28T09:26:11+00:0028 Tetor, 2013|Uncategorized|0 Comments

    Shqipëria ndihmon Kosovën në anëtarësimin në EITI

    Prishtinë, 23.10.2013 - Në kuadër të aktiviteteve lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në EITI (Extractive Industries Transparency Initiative) një delegacion i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE) ka zhvilluar një takim pune me sekretariatin e ALBEITI.

    By |2013-10-24T12:49:00+00:0024 Tetor, 2013|Uncategorized|0 Comments

    Kosova me përfaqësim të barabartë në takimin e TKE-së në Beograd

    Prishtinë, 24.10.2013 - Ministrat e vendeve anëtare të Traktatit të Komunitetit të Energjisë morën pjesë në mbledhjen e 11-të Këshillit të Ministrave që u mbajt në Beograd, Serbi. Republika e Kosovës u përfaqësua nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, i cili bashkë me homologët tjerë nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Moldavia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe të tjerë morën një sërë vendimesh.

    By |2013-10-24T11:01:18+00:0024 Tetor, 2013|Uncategorized|0 Comments

    Ministri Ismajli merr pjesë në takimin e Këshillit Ministror të TKE-së

    Prishtinë, 23.10.2013 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli do të marrë pjesë në takimin e 11-të të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë që këtë radhë mbahet në kryeqytetin e Serbisë – Beograd, ndërsa marrin pjesë shtetet anëtare të Traktatit të Komunitetit të Energjisë (TKE) si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian.

    By |2013-10-23T08:38:15+00:0023 Tetor, 2013|Uncategorized|0 Comments

    Ministri Ismajli inspekton punimet finale në Aeroportin e Prishtinës

    Prishtinë, 22.10.2013 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli me bashkëpunëtorë ka inspektuar të martën përgatitjet finale në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për inaugurimin e terminalit të ri të ndërtuar nga Konsorciumi Turko-Francez, Limak dhe Aeroport de Lyon.

    By |2013-10-22T10:23:38+00:0022 Tetor, 2013|Uncategorized|0 Comments

    Efiçienca e Energjisë prioritet i MZHE-së

    Prishtinë, 16.10.2013 - Prioritet i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik është Efiçienca e Energjisë krahas sigurimit të furnizimit të qëndrueshëm me energji, ka deklaruar ministri Fadil Ismajli, në tryezën me temën “Roli i institucioneve lokale në adresimin e politikave të Efiçiencës së Energjisë”, që u organizua nga Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës në bashkëpunim me Institutin e Prishtinës për Studime Politike.

    By |2013-10-16T10:27:23+00:0016 Tetor, 2013|Uncategorized|0 Comments

    Nënshkrimi i kontratës për PTK-në shtyhet për 26 dhjetor

    Prishtinë, 16.10.2013 - Komisioni Qeveritar i Privatizimit të 75% të aksioneve të PTK-së (KQP) është takuar sot për të shqyrtuar gjendjen aktuale në lidhje me procesin e privatizimit të 75% të aksioneve të PTK-së.

    By |2013-10-16T10:21:08+00:0016 Tetor, 2013|Uncategorized|0 Comments

    Krijohet rrjetizimi i bizneseve shqiptare në Gjermani

    Koln/Gjermani, 12.10.2013 - Diaspora shqiptare ka qenë dhe mbetet ndër faktorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të Kosovës, mirëpo kërkohet një bashkërendim më i mirë i aktivitetit ekonomik të diasporës në mënyrë që prezenca e investimeve të tyre në Kosovë në ardhmen të jetë edhe më e madhe.

    By |2013-10-12T12:43:36+00:0012 Tetor, 2013|Uncategorized|0 Comments
    Go to Top