• sq
  • en
  • sr
  • Ministria e Ekonomisë

    Kërkoni

    Forum Ekonomik Kosovë-Maqedoni në shkurt 2014

    Prishtinë, 18.11.2013 - Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë kanë marrëdhënie të shkëlqyera politike dhe të njëjtat duhet të reflektohen edhe në sferën e ekonomisë, kështu u vlerësua në takimin e tretë të Komitetit të Përbashkët Kosovë-Maqedoni për bashkëpunim ekonomik, që u mbajt sot në Shkup nën drejtimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli dhe Ministrit i Ekonomisë i Maqedonisë, Valon Saraqini.

    By |2013-11-18T11:24:14+00:0018 Nëntor, 2013|Uncategorized|0 Comments

    Territori i Kosovës goditet nga tërmeti me fuqi 4.8 shkallë të rihterit

    Prishtinë, 18.11.2013 - Sot me datë 18. 11.2013 ora 14:15, territori i Kosovës është goditur me një termet me fuqi Magnitud 4.8 shkallë të Rihterit me koordinata Latiduta 42.9, Longituda 21.0.

    By |2013-11-18T09:36:40+00:0018 Nëntor, 2013|Uncategorized|0 Comments

    Ismajli: Zhvillimi i EE dhe BRE prioritete të Qeverisë

    Prishtinë, 14.11.2013 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka marrë pjesë në konferencën e investimeve në fushën e energjisë të organizuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë, ku po marrin pjesë ministrat e vendeve anëtare të TKE-së, Komisioni Evropian, BERZH, KfW, Banka Botërore dhe institucione tjera bankare dhe financiare.

    By |2013-11-14T08:44:03+00:0014 Nëntor, 2013|Uncategorized|0 Comments

    MZHE dhe IFC nënshkruan marrëveshje për monitorimin e post-privatizimit të KEDS-it

    Prishtinë, 13.11.2013 - Qeveria e Kosovës dhe Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC) kanë nënshkruar sot një marrëveshje për bashkëpunim si pjesë e asistencës në procesin e post privatizimit të Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS).

    By |2013-11-13T07:07:15+00:0013 Nëntor, 2013|Uncategorized|0 Comments

    Takohet Komiteti Drejtues i TC Kosova Re

    Prishtinë, 13.11.2013 - Komiteti Drejtues i Projektit (KDP) TC Kosova e Re, i udhëhequr nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka mbajtur sot takimin e radhës ku u diskutuan aspekte të ndryshme rreth projektit dhe hapat që duhet ndërmarrë. Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësues të Bankës Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, USAID, Komisioni Evropian, KfW, KEK, KOST dhe grupi punues i Qeverisë për Projektet e Energjisë.

    By |2013-11-12T09:02:25+00:0012 Nëntor, 2013|Uncategorized|0 Comments

    Propozohet komitet i përbashkët Kosovaro-Slloven për zhvillim ekonomik

    Prishtinë, 12.11.2013 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka pritur sot në një takim njohës Amabsadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen, me të cilin diskutoi mbi vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik mes dy vendeve, me theks të veçantë fushat që mbulon MZHE, që vlerësohen si kyçe për zhvillimin e vendit.

    By |2013-11-12T08:19:19+00:0012 Nëntor, 2013|Uncategorized|0 Comments

    Ministri Ismajli priti Ambasadorin italian z. Andreas Ferrarese

    Prishtinë, 11.11.2013 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli priti në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë z. Andreas Ferrarese, me të cilët ka diskutuar mundësinë e avancimit të bashkëpunimit ekonomik.

    By |2013-11-11T09:20:30+00:0011 Nëntor, 2013|Uncategorized|0 Comments

    Qeveria i kushton rëndësi të posaçme zhvillimit të resurseve të ujit

    Prishtinë,08.11.2013 - Uji nuk njeh kufij administrativ e shtetëror andaj nuk është i rastësishëm bashkimi i sotëm pasi gjithë përfaqësuesit e sektorit të ujit nga shtetet e regjionit, marrin pjesë në këtë eveniment të rëndësishëm në mënyrë që të gjenden format më të mira të mundshme të bashkëpunimit ndërshtetëror e ndërinstitucional në parimet e biznesit të shëndoshë afarist, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli.

    By |2013-11-08T07:49:03+00:008 Nëntor, 2013|Uncategorized|0 Comments

    Ministri Ismajli mori pjesë në konferencën për energjinë në Lituani

    Prishtinë, 05.11.2013 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli mori pjesë në Konferencën me temën "Completing the Internal Energy Market", që u mbajt me 4 dhe 5 nëntor në Vilnius të Lituanisë. Konferenca në fjalë organizohet nga Qeveria e Lituanisë, e cila është edhe udhëheqëse e Këshillit të Bashkimit Evropian në gjashtë mujorin e dytë të vitit 2013.

    By |2013-11-05T09:07:01+00:005 Nëntor, 2013|Uncategorized|0 Comments

    Sektori privat po fillon ta marrë rolin që i takon

    Prishtinë, 02.11.2013 - Është një kënaqësi e veçantë që të përurojmë ndërmarrje të reja në sektorin e prodhimit, sepse ndërmarrjet si HEMO AGROKOS janë tregues i suksesit. Dhe në te njëjtën kohë, dëshmojnë forcimin e ekonomisë se vendit dhe tregojnë bindshëm se sektori privat po fillon ta merr rolin dhe vendin qe i takon në ekonominë kosovare, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli.

    By |2013-11-02T14:43:24+00:002 Nëntor, 2013|Uncategorized|0 Comments
    Go to Top