Vlerësohet bashkëpunimi ekonomik Kosovë-Shqipëri
Prishtinë, 09.12.2013 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, ka pritur sot në një takim pune Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe bashkëpunimin në fushat që mbulon MZHE.









