Mbahet takimi i Grupit Punues për hartimin e Planit për energji dhe klimë
Është mbajtur takimi i VI i Grupit Punues për hartimin e Planit të Kosovës për energji dhe klimë, ku u prezantua progresi i deritashëm si dhe hapat për të ardhmen.
Është mbajtur takimi i VI i Grupit Punues për hartimin e Planit të Kosovës për energji dhe klimë, ku u prezantua progresi i deritashëm si dhe hapat për të ardhmen.
Për t’i nderuar për kontributin e dhënë në sektorin minerar, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka shpërndarë mirënjohje për personalitete të këtij sektori që kanë kontribuar si në sferën akademike, ashtu edhe në atë sektoriale.
Universiteti i Minnesotes, së bashku me Fakultetin e Biznesit të këtij universiteti, Carlson School of Management, i ka ndarë një çmim prestigjioz ministrit te Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, për lidership, Distinguished Leadership Award for Internationals, çmim ky që jepet tek studentët e diplomuar që kanë treguar arritje të veçantë dhe ndihmojnë vendet e tyre në zhvillim.
Prishtinë - 09.12.2019 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, po qëndron në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ku së bashku me Presidentin e Des Moines Area Community College (DMACC), Rob Denson, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për trajnimin dhe certifikimin e punëtorëve në Kosovë në fusha të ndryshme teknike si saldues, elektricist, ndërtues, operues i makinerisë dhe shumë të tjera.
Prishtinë, 21.11.2019 - Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) në bashkëpunim me Bankën Botërore në Kosovë, Agjencinë e Koresë për Internet dhe Siguri (KISA), Qendra Globale për Zhvillim të Sigurisë Kibernetike (GCCD) si dhe financuar nga Korea - World Bank Group Partnership Facility (KWPF), kanë organizuar seminarin dy ditor mbi Sigurinë Kibernetike me temë “Politikat dhe Korniza e Sigurisë Kibernetike Nacionale”.
Prishtinë, 15.11.2019 - Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, me ftesë të zv. kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Dr. Miro Cerar, ka marrë pjesë në Forumin për Ekonomi Kreative në Slloveni.
Prishtinë, 03.10.2019 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka marrë pjesë në forumin ndërkombëtarë rinor për punësim të gjelbër 2019 i cili është mbajtur në Gjakovë, temat e të cilit ishin mbrojtja e ambientit, energjia e ripërtëritshme, punësimi i të rinjve dhe edukimi.
Prishtinë, 24.09.2019 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), për këshillimin e Qeverisë së Kosovës në zhvillimin e një centrali energjetik me diell me kapacitet 50 MW.
Prishtinë, 23.09.2019 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik në detyrë, Valdrin Lluka, ka pritur në takim ambasadoren e re të shtetit franceze, Marie Christine Butel e cila ishte e shoqëruar me drejtoreshën e Zyrës Rajonale të Thesarit Francez, me seli në Sofje, Florence Dobelle, të cilën e njoftoi për zhvillimet ekonomike në Kosovës, ecurinë e projekteve franceze në Kosovë si dhe intensifikimin e partneritetit ekonomik mes dy vendeve.
Prishtinë, 19.09.2019 – Në kuadër të angazhimeve për hartimin e Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë (PKEK) 2021-2030, është mbajtur Takimi i Pestë i Grupit Punues për hartimin e PKEK 2021-2030.