Përfundon punëtoria “Tranzicioni i Drejtë Energjetik në Kosovë”
Prishtinë, 07.07.2021 - Është mbajtur dita e dytë dhe përfundimtare e punëtorisë “Tranzicioni i Drejtë Energjetik në Kosovë”, e organizuar nga Ministria e Ekonomisë me mbështetje nga USAID-i dhe GIZ-i Gjerman. Kjo punëtori e cila ka pasur për qëllim informimin e vendimeve teknike dhe politike që do të merren gjatë procesit të finalizimit të Strategjisë Kombëtare të Energjisë dhe kështu ka hapur dyert ndaj publikut dhe ekspertëve për të kontribuar në draftimin e kësaj strategjie kyçe për zhvillimin energjetik të Kosovës.









