Zv. Ministri Arifaj pjesë e diskutimeve online rreth profileve aktuale dhe të ardhshme të energjisë bërthamore
Prishtinë, 29.03.2022 – Me temën “Perspektivat civile të energjisë bërthamore”, Partneriteti për Energjinë Transatlantike dhe Bashkëpunim Klimatik ka mbajtur takim online me përfaqësuesit e disa vendeve, ku Kosova është përfaqësuar nga zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj, i cili është ftuar nga z. David Turk, Zëvendës Sekretar i Departamentit Amerikan për Energji.
Arifaj merr pjesë në takimin online Vlerësimi i ndikimit mjedisor në sektorin e minierave në Kanada
Prishtinë, 28.03.2022 – Është zhvilluar takimi online “Vlerësimi i ndikimit mjedisor në sektorin e minierave në Kanada”, i organizuar nga ambasada e Kanadasë në Kroaci dhe Kosovë, takim ky i kryesuar nga znj. Synthia Dodig, Komisionere e Tregtisë si dhe znj. Deborah Archibald, Drejtoreshë Ekzekutive nga Programi i Qeverisjes së Burimeve Nxjerrëse (ERPG) nga Shkolla Politike Publike, Universiteti i Calgaryt në të cilin takim ka marrë pjesë edhe zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj.
Mbahet takimi i parë me palët e interesit për hartimin e akteve nënligjore në fushën e shërbimeve elektronike
Prishtinë, 29.03.2022 - Bazuar në nenin 8 të Rregullores (QRK) Nr.05/2016 për Standardet Minimale për procesin e Konsultimit publik dhe Ligjit Nr. 08/L-022 për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike, Ministria e Ekonomisë ka mbajtur takimin konsultativ me palët e interesit që do të zbatojnë drejtpërdrejt këto akte nënligjore që burojnë nga ky ligj.
Raport i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës lidhur me tërmetin në Therandë
Prishtinë, 29.03.2022 - Duke u bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 29.03.2022 në orën 10:03 sipas kohës lokale, vendi ynë është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV ballë të Merkalit.
Kosova do të bëhet me termocentralin solar më të madh në Evropë
Prishtinë, 24.03.2022 - Në takimin e zhvilluar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati me ambasadorin e Gjermanisë, Joern Rohde dhe përfaqësuesit e Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW), është diskutuar për zhvillimin e kapaciteteve energjetike në Kosovë.
Njoftim Sqarues për Programin Kompakt
Prishtinë, 23.03.2022 - Duke marrë parasysh qarkullimin e disa lajmeve në mediat vendore për mbledhjen e qeverisë ku është diskutuar projekti i ardhshëm me MCC-në, ne si Ministri e Ekonomisë, dhe njëkohësisht bartëse e procesit të Zhvillimit të Kompaktit nga Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), ju njoftojmë se projekti i paraparë nuk ka të bëjë me zhvillimin e gazsjellësit TAP.
Ministrja Rizvanolli vizitoi KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren
Prishtinë, 22.03.2022 – Me rastin e Ditës Botërore të Ujërave ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka vizituar Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. në Prizren, me ç’ rast ka takuar Kryeshefin Ekzekutiv të kësaj ndërmarrje, Zenel Zenelaj si dhe menaxherët e departamenteve përkatëse.
Ministria e Ekonomisë prezanton skenarët e Strategjisë së Energjisë 2022 – 2031 para donatorëve
Prishtinë, 18.03.2022 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me përfaqësues të kabinetit të saj, Departamentit të Energjisë të udhëhequr nga Sabit Gashi si dhe grupit punues për hartim të Strategjisë së Energjisë 2022 – 2031 të udhëhequr nga Dr. Laszlo Szabo kanë mbajtur sot takim koordinues me donatorë vendorë e ndërkombëtarë për të prezantuar progresin e strategjisë, studimin e kostos më të ulët, skenarët dhe modelimet e strategjisë.










