Prezantohet studimi i fizibilitetit të Hidrocentralit Zhur
Prishtinë, 03 qershor 2009 - Sot në Prishtinë është mbajtur prezantimi i studimit të fizibilitetit të hidrocentralit Zhur. Në takim ishin të pranishëm Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Hashim Thaçi, Ministrja e Energjisë dhe Minierave Z. Justina Shiroka - Pula, Ministra tjerë të Qeverisë së Kosovës, përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë, si dhe palët e interesuara në zhvillimin e këtij projekti elektroenergjetik.









