• sq
  • en
  • sr
  • Ministria e Ekonomisë

    Kërkoni

    About admin

    This author has not yet filled in any details.
    So far admin has created 5241 blog entries.

    KQP ka siguruar mbrojtjen maksimale të drejtave të punëtorëve të PTK-së

    Prishtinë, 14.03.2013 - Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, si pjesë e këtij komisioni, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve të telefonisë fikse dhe asaj mobile, e cila është në përfundim të procesit të privatizimit të 75 për qind të aksioneve.

    By |2013-03-14T09:52:34+00:0014 Mars, 2013|Uncategorized|0 Comments

    Shtyhet për një javë afati për dorëzimin e ofertave për PTK-në

    Prishtinë, 13.03.2013 - Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së ka marrë vendimin që të shtyjë për një javë datën e dorëzimit të ofertave për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së.

    By |2013-03-13T08:26:39+00:0013 Mars, 2013|Uncategorized|0 Comments

    KQP diskuton për draft kontratën kolektive të punëtorëve të PTK-së

    Prishtinë, 12.03.2013 - Komisioni Qeveritar i Privatizimit të PTK-së është takuar sot për të diskutuar lidhur me kërkesën e Federatës së Pavarur Sindikale të PTK-së në lidhje me draft marrëveshjen kolektive të punëtorëve të PTK-së.

    By |2013-03-12T16:37:12+00:0012 Mars, 2013|Uncategorized|0 Comments

    BB mbështet fuqishëm projektet energjetike në Kosovë

    Prishtinë, 11.02.2013 - Banka Botërore ka ritheksuar mbështetjen e fuqishme për projektet energjetike në Kosovë. Kjo është pohuar pas takimit që ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj zhvilloi sot me drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin perëndimor Ellen Goldstein.

    By |2013-03-11T11:24:41+00:0011 Mars, 2013|Uncategorized|0 Comments

    Ministri Beqaj priti kreun e QEEBS, Friedbert Pfluger

    Prishtinë, 08.03.2013 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka pritur sot në takim prof.dr. Friedbert Pfluger, Drejtor i Qendrës Evropiane për Energjinë dhe Burimeve të Sigurta (EUCERS), ish kryetar i Komisionit të Bundestagut gjerman për çështjet e Bashkimit Evropian, njëherit konsulet i kompanive të njohura për teknologjinë e pastër të energjisë, i cili shoqërohej nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Skender Xhakaliu dhe zv.ambasadorin gjerman në Kosovë, Matthias Kiesler.

    By |2013-03-08T10:50:05+00:008 Mars, 2013|Uncategorized|0 Comments

    Francezët të interesuar për bashkëpunim ekonomik

    Prishtinë, 08.03.2013 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka pritur sot në takim këshilltarin për Tregti të Jashtme nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave e Francës, Julien Roche i cili shoqërohej nga Maryse Daviet Ambasadore e Francës në Prishtinë.

    By |2013-03-08T09:26:54+00:008 Mars, 2013|Uncategorized|0 Comments

    Performanca e NP-ve në vitin 2011 ka shënuar përmirësime

    Prishtinë, 06.03.2013 - Krahasuar me vitin 2010 kemi rritje të fitimit të Ndërmarrjeve Publike për 11.8 për qind, pra krahasuar me vitin paraprak kemi një performancë më të mirë, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike duke prezantuar Raportin mbi Performancën e Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2011.

    By |2013-03-06T11:04:37+00:006 Mars, 2013|Uncategorized|0 Comments

    Beqaj priti kryetarin e Odës Ekonomike të Malit të Zi

    Prishtinë, 06.03.2013 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj ka pritur sot delegacionin e Odes Ekonomike të Malit të Zi në krye me kryetarin Velimir Mijushkoviq me të cilët ka biseduar lidhur me thellimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.

    By |2013-03-06T11:02:33+00:006 Mars, 2013|Uncategorized|0 Comments

    Suspendohen përgjegjësit e KEK-ut të Distriktit të Prishtinës

    Prishtinë, 06.03.2013 - Bordi i Drejtorëve të KEK-ut e ka informuar Ministrin e Zhvillimit Ekonomik se duke u nisur nga qëndrimet e Komisionit Ndërqeveritar për Ndërmarrjet Publike dhe raportet e marra nga komisionet ndërinstitucionale lidhur me të gjeturat nga faturimi i energjisë elektrike për janar të këtij viti, në marrëveshje me menaxhmentit e KEK-ut ka vendosur që t’i suspendojë udhëheqësit e Distriktit të Prishtinës.

    By |2013-03-06T04:45:11+00:006 Mars, 2013|Uncategorized|0 Comments

    Klimë e mirë konkurruese për privatizimin e PTK-së

    Prishtinë, 05.03.2013 - Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së (KQP) ka mbajtur takimin e vet të radhës dhe ka analizuar mbarëvajtjen e procesit të privatizimit, vetëm 10 ditë para afatit përfundimtar për dorëzim të ofertave nga kompanitë konkurrente dhe ka konstatuar se ekziston një klimë e mirë konkurruese për privatizimin e kësaj ndërmarrje të rëndësishme publike dhe pret që kjo klimë të vazhdojë edhe mëtutje me marrjen e ofertave kualitative me 14 mars kur edhe është afati për pranimin e ofertave.

    By |2013-03-05T04:34:59+00:005 Mars, 2013|Uncategorized|0 Comments
    Go to Top