Uji garantues i zhvillimit të qëndrueshëm
Prishtinë, 05.11.2015 - “Uji është thelbi i zhvillimit të qëndrueshëm. Burimet e ujit dhe numri i madh i shërbimeve që ofron mbështesin uljen e varfërisë, rritjen ekonomike dhe qëndrueshmërinë e mjedisit, duke kontribuar në përmirësimin e mirëqenies sociale”, është shprehur zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besaj Zogaj-Gashi, gjatë Konferencës dhe Ekspozitës së tretë të përbashkët Ballkanike me temë “Uji dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm”.









