Kosova dhe Shqipëria me projekte të reja të përbashkëta në fushën e energjisë
Prishtinë, 24.05.2016 - Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt do të nënshkruajnë memorandumin, i cili do të paraprijë një studimi të përbashkët të fizibilitetit për kapacitetet e përbashkëta gjeneruese në fushën e energjisë, në mënyrë që të dyja vendet të harmonizojnë burimet në fushën e energjisë. Kjo është bërë e ditur në Expo Forumin me temën ‘Projektet kryesore, menaxhimi i modeleve të reja të sektorëve strategjikë Kosovë-Shqipëri, Alternativat Financiare në periudhat e post krizave”, që u mbajt sot në Tiranë.









