• sq
  • en
  • sr
  • Ministria e Ekonomisë

    Kërkoni

    About admin

    This author has not yet filled in any details.
    So far admin has created 5318 blog entries.

    Edhe një hap në integrimin e tregut energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë

    Prishtinë, 30.03.2017 - Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë e përfaqësuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, për shkëmbimin dhe/ose ndarjen e rezervës rregulluese ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit/OST të Republikës së Shqipërisë dhe Operatorit të Sistemit, të Transmisionit dhe Tregut – KOSTT sh.a.

    By |2017-03-30T12:11:25+00:0030 Mars, 2017|Uncategorized|0 Comments

    Stavileci: Banka Botërore mbështet planet e Qeverisë për sektorin e energjisë

    Prishtinë, 28.03.2017 - Qeveria e Kosovës ka pasur Bankën Botërore, por edhe partnerë të tjerë bashkudhëtues në krijimin, dizajnimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për sektorin e energjisë, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, në konferencën e përbashkët për media me Ministrin e Financave Avdullah Hoti dhe zëdhënësin e delegacionit të drejtorëve ekzekutivë të Bankës Botërore, Maximo Torero, në fokus të së cilës ishin zhvillimet në sektorin e energjisë.

    By |2017-03-28T15:21:46+00:0028 Mars, 2017|Uncategorized|0 Comments

    Drejtorët ekzekutivë të Bankës Botërore mbështetje të plotë për sektorin e energjisë në Kosovë

    Prishtinë, 28.03.2017 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka shoqëruar delegacionin e drejtorëve ekzekutivë të Bankës Botërore në vizitën që ata i bënë sot termocentraleve Kosova A, Kosova B, Mihjen e Sibovcit dhe hapësirës ku planifikohet të ndërtohet Termocentrali “Kosova e Re”.

    By |2017-03-28T11:57:57+00:0028 Mars, 2017|Uncategorized|0 Comments

    BERZH rikonfirmon mbështetjen për projektet ekonomike

    Prishtinë, 23.03.2017 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci ka takuar Elena Petrovska drejtuese e Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim BERZH, me të cilën ka biseduar për investimet në fushën ekonomike, me theks të veçantë në fushën e energjisë dhe minierave.

    By |2017-03-23T18:52:00+00:0023 Mars, 2017|Uncategorized|0 Comments

    Stavileci paralajmëron fizibilitetin për ngrohjen qendrore të Drenasit

    Mundësia e zhvillimit të projekteve të përbashkëta, e veçanërisht zhvillimi i rrjetit të ngrohjes qendrore në Komunën e Drenasit, ka bërë që sot Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci i shoqëruar nga zëvendësi i tij Gani Koci dhe bashkëpunëtorë të tjerë të takohen me kryetarin e kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

    By |2017-03-23T15:45:48+00:0023 Mars, 2017|Uncategorized|0 Comments

    KOCAF adresë e qëlluar për investitorë frankofonë në Kosovë

    Prishtinë, 23.03.2017 - Klubit i Afaristëve Frankofonë në Kosovë (KOCAF) do të jetë një mundësi e mirë e promovimit dhe nxitjes së bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe shteteve frankofone, u tha në hapje të ceremonisë së lansimit të këtij klubi, ku morën pjesë drejtuesit më të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, Ambasada e Francës dhe komuniteti i biznesit.

    By |2017-03-23T13:58:53+00:0023 Mars, 2017|Uncategorized|0 Comments

    Përfshirja e grave në tregun e punës kërkon ide të guximshme

    Prishtinë, 23.03.2017 - Ideja dhe nisma për projektin WOW “Gratë në Punë Online”, u frymëzua nga trendet e reja botërore, duke qenë të bindur se ky lloj projekti ofron mundësi të panumërta punësimi për gratë dhe si e tillë është cilësuar ide e guximshme, e cila edhe po tregon sukses, kështu ka deklaruar zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik Besa Zogaj - Gashi në Konferencën “Standardet në Tregun e Punës”: Të Drejtat e punëtorëve në investimet e huaja direkte që organizohet në kuadër të Javës së Gruas 2017.

    By |2017-03-23T13:27:11+00:0023 Mars, 2017|Uncategorized|0 Comments

    Oda Federale Ekonomike e Austrisë mbështet zhvillimin e TIK në Kosovë

    Prishtinë, 23.03.2017 - Në kuadër të Forumit Ekonomik Kosovaro-Austriak, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci i shoqëruar nga një delegacion i Odës Federale Ekonomike të Austrisë, i prirë nga Menaxheri Regjional për Evropën Jug-Lindore, Konstantin Bekos kanë vizituar sot Innovation Centre Kosova (ICK).

    By |2017-03-23T10:30:24+00:0023 Mars, 2017|Uncategorized|0 Comments

    Energjia, Minierat dhe TIK sektorë potencialë për investime austriake

    Prishtinë, 22.03.2017 - Masat e Efiçiencës së Energjisë, janë si shtyllë kryesore dhe të rëndësishme për sektorin e energjisë që ndikon edhe në tërheqjen e investimeve, por edhe në krijimin e vendeve të punës dhe në këtë aspekt kemi filluar dy projekte për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në nivel qendror dhe komunal, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, në hapje të Forumit Ekonomik Kosovaro-Austriak me temë ‘Shërbimet Komunale dhe Efiçienca e Energjisë”, që nisi sot në Prishtinë.

    By |2017-03-22T12:54:25+00:0022 Mars, 2017|Uncategorized|0 Comments

    Stavileci: 2017 zgjidh problemin e energjisë, TIK e ardhmja e ekonomisë tonë

    Prishtinë, 17.03.2017 - Viti 2017 do të jetë vit i zgjidhjes së problemit të energjisë, ndërsa kryefjala në këtë sektor është Termocentrali “Kosova e Re”, projekt i cili do të na siguron furnizim të rregullt me energji, në mungesë të së cilës vendi humbë 300 milionë euro në vit, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

    By |2017-03-17T15:24:14+00:0017 Mars, 2017|Uncategorized|0 Comments
    Go to Top