Ministri Lluka angazhohet për zgjidhje të qëndrueshme për ndërmarrjet publike
Prishtinë, 27.10.2017 - Nën drejtimin e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, Komisioni Ndërministror për ndërmarrje publike me përbërjen e re ka mbajtur takimin e parë, ku janë shqyrtuar dhe janë marrë një sërë vendimesh që kanë të bëjnë me këto ndërmarrje.
Ndërpritet greva minatorëve të Trepçës, MZHE zotohet të përmbush kërkesat e tyre
Prishtinë, 26.10.2017 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka ka arritur një marrëveshje me minatorët e Minierës së Stantërgut, me të cilët ndërpritet greva e tyre, e nisur dje, ndërsa brenda 10 ditësh kërkesat e minatorëve do të trajtohen nga institucionet kompetente për të siguruar një zgjidhje të pranueshme.
Lluka vizitoi Jaha Solar, premton masa mbështetëse për prodhuesit vendorë
Prishtinë, 25.10.2017 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka premtuar përkrahje për prodhuesit vendorë, duke iu referuar prodhuesit të paneleve fotovoltaike, Jaha Solar në Fushë Kosovë, të cilin së bashku me bashkëpunëtorë e vizitoi sot.
Lluka: Sektori i energjisë parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik
Prishtinë, 24.10.2017 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka shpalosur politikat e ministrisë që drejton, me theks të veçantë për sektorin e energjisë, gjatë një ligjërate që ka mbajtur sot para studentëve dhe profesorëve të RIT-Kosovo-AUK në Prishtinë, ku ka vlerësuar se zhvillimi i energjisë është parakusht për zhvillimin ekonomik të vendit.
Lluka: Gjermania partner strategjik në zhvillimin ekonomik të Kosovës
Prishtinë, 18.10.2017 - Republika Federale e Gjermanisë do të vazhdojë të mbështes Republikën e Kosovës në rrugën e saj drejt zhvillimit ekonomik, ka deklaruar Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt gjatë takimi që zhvilloi me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
KFW mbështetëse e projekteve energjetike dhe ujërave
Prishtinë, 16.10.2017 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, ka pritur në një takim një delegacion të lartë nga Banka Gjermane për Zhvillim (KFW), kryesuar nga Christoph Tiskens - Drejtor për Evropën Juglindore dhe Turqi, Joerg Meilicke - Drejtor për Ballkanin Perëndimor si dhe Rene Eschemann Drejtoreshë për Kosovë dhe Maqedoni, me të cilët ka bashkëbiseduar për projektet në fushën e energjisë dhe fushat tjera që mbulon MZHE.









