• sq
  • en
  • sr
  • Ministria e Ekonomisë

    Kërkoni

    About admin

    This author has not yet filled in any details.
    So far admin has created 5228 blog entries.

    Ministrat Lluka e Gjiknuri diskutojnë hapat e krijimit të Tregut të përbashkët energjetik

    Prishtinë, 03.10.2017 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka, me bashkëpunëtorë ka qëndruar sot në Tiranë ku ka takuar Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë, Damian Gjiknuri, me të cilin ka bashkëbiseduar mbi hapat e deritashëm në kuadër të projektit të krijimit të tregut të përbashkët të energjisë elektrike mes Kosovës dhe Shqipërisë.

    By |2017-10-03T14:30:20+00:003 Tetor, 2017|Uncategorized|0 Comments

    Hungaria mbështet Kosovën me projekte konkrete

    Prishtinë, 03.10.2017 - Hungaria do të vazhdojë të mbështes Republikën e Kosovës në të gjitha, proceset e veçanërisht në rrugën e saj drejt zhvillimit ekonomik, ka ritheksuar Ambasadori i Hungarisë në Prishtinë, Laszlo Markusz gjatë takimit që pati sot me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

    By |2017-10-03T12:14:20+00:003 Tetor, 2017|Uncategorized|0 Comments

    Lluka e Apostolova diskutojnë zhvillimet ekonomike në vend

    Prishtinë, 03.10. 2017 - Rritja e sigurisë së furnizimit të energjisë, projektet në fushën efiçienës së energjisë përfshirë këtu fondin për efiçiencë si dhe burimet e ripërtëritshme, janë çështje që do të trajtohen me fokus nga Qeveria e Kosovës, respektivisht MZHE, ka thënë Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, gjatë takimit që ka zhvilluar me Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova.

    By |2017-10-03T12:08:03+00:003 Tetor, 2017|Uncategorized|0 Comments

    Britania e Madhe rikonfirmon mbështetjen në zhvillimin ekonomik të Kosovës

    Prishtinë, 02.10.2017 - Britania e Madhe do të vazhdojë të mbështes procesin e zhvillimin ekonomik të Kosovës, ka rikonfirmuar Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O'Connell, në takimin që pati sot me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

    By |2017-10-02T12:54:33+00:002 Tetor, 2017|Uncategorized|0 Comments

    Ministrat Lluka dhe Lekaj inaugurojnë vagonët e rinj të “Trainkos”

    Prishtinë, 01.10.2017 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj kanë bërë përurimin e rikthimit të linjave hekurudhore në Republikën e Kosovës.

    By |2017-10-02T07:06:59+00:002 Tetor, 2017|Uncategorized|0 Comments

    Kosova nënshkruese e Memorandumit për gaz, energji dhe efiçiencë të energjisë

    Prishtinë, 28.09. 2017 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të iniciativës për Konektivitet me Gaz të Evropës Qendrore dhe Juglindore (CESEC) që po mbahet në kryeqytetin e Rumanisë – Bukuresht, me ç’rast palët kanë nënshkruar edhe Memorandumin e Mirëkuptimit që plotëson iniciativën e Konektivitetit me Gaz të Evropës Qendrore dhe Juglindore (CESEC) me një Qasje të përbashkët për zhvillimin e tregut të energjisë elektrike, efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme.

    By |2017-09-28T14:54:14+00:0028 Shtator, 2017|Uncategorized|0 Comments

    Austria partner strategjik në zhvillimin ekonomik të vendit

    Prishtinë, 27.09. 2017 - Austria është partner i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke fuqizuar kështu raportet në mes dy vendeve, ka thënë Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka gjatë një takimi me Peter Hasslacher drejtor i Adventage Austria për Slloveni, Shqipëri dhe Kosovë (Organizatë për Industri, Tregti Ndërkombëtare dhe Zhvillim) dhe Vjosa Huruglica udhëheqëse e Zyrës për Kosovë.

    By |2017-09-27T08:48:27+00:0027 Shtator, 2017|Uncategorized|0 Comments

    Banka Botërore vazhdon mbështetjen e projekteve të energjisë në Kosovë

    Prishtinë, 26.09.2017 - Banka Botërore do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës, me fokus sektorin e energjisë, si parakusht për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, kanë thënë përfaqësuesit e Bankës Botërore, Linda Van Gelder Drejtoreshë Rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor dhe Marco Mantovanelli, Drejtor i Bankës Botërore për Kosovë gjatë takimit që zhvilluan sot me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

    By |2017-09-26T15:12:13+00:0026 Shtator, 2017|Uncategorized|0 Comments
    Go to Top