Kosova dhe Shqipëria takohen për themelimin e tregut të përbashkët të energjisë
Prishtinë, 08.02.2018 - Në Prishtinë, u mbajt takimi i radhës i grupeve të përbashkëta për integrimin në tregun e përbashkët të energjisë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në takim u diskutua udhërrëfyesi i përbashkët i cili përcakton aktivitet dhe afatet në përmbushjen e obligimeve që dalin nga ky proces.










