Ndërtimi i TC “Kosova e Re” dhe rehabilitimi i TC “Kosova B”, i japin fund pasigurisë së furnizimit me energji
Prishtinë, 20.03.2018 - Duke u bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 20.03.2018 në ora 01:55 sipas kohës lokale, vendi ynë është goditur nga një tërmet me magnitudë 3.1 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV ballë të Merkalit.
Prishtinë, 16.03.2018 - Dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik që lajmi për emërimin e z.Nuredin Krasniqi për U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Telekomi i Kosovës Sh.A. nga ana e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik është i pavërtetë.
Prishtinë, 12.03.2018 - Fillimisht na lejoni të sqarojmë për opinionin, që mandati i drejtorit të Trepça Sh.A. ka përfunduar me datën 5 shkurt 2018, andaj, cilado letër “dorëheqje”, është tendencioze, jo e sinqertë dhe nuk krijon pasoja juridike.
Prishtinë, 10.03.2018 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ishte pjesë e Global Mentoring Walk Kosova të organizuar nga Business Consultants Council, Melita&Partners dhe Dhoma Ekonomike e Grave te Kosovës - G7 si pjesë e organizimeve nga Vital Voices, ku qëllimi kryesor është të bëhen bashkë gratë ndërmarrëse të suksesshme dhe ato që dëshirojnë të futën në botën e biznesit duke i ofruar këshilldhënje në zhvillim të biznesit.
Prishtinë - 07.03. 2018 - Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik Xhavit Zariqi, ka pritur sot një delegacion japonez nga Ministria e Tokës Infrastrukturës Transportit dhe Turizmit në Japoni kryesuar nga Hiroyuki Tokutake.
Toronto - 06.03. 2018 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, së bashku me homologun e tij kanadez James Carr, sot kanë nënshkruar marrëveshjen për promovimin e investimeve kanadeze në Kosovë.
Prishtinë, 06.03.2018 - Duke u bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, sot në ora 11:00, sipas kohës lokale, vendi ynë është goditur nga një tërmet me magnitude 2.6 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III1/2 ballë të Merkalit.
Prishtinë, 06.03.2018 - Me ftesë të Ministrit të Resurseve Natyrore të Kanadasë z.Jim Carr, Ministri i Zhvillimit Ekonomik z. Valdrin Lluka mori pjesë në Samitin Ndërkombëtar të Ministrave të Minierave në Toronto të Kanadasë, i cili mbahet në kuadër të PDAC - Forumit Ekonomik Botëror, që ka për qellim diskutimin dhe promovimin e aktiviteteve të përbashkëta në sektorin minerar.
Prishtinë, 02.03.2018 - Në ditën e dytë të vizitës në Tokio, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, së bashku me Zv. Kryeministrin e Parë, Behgjet Pacolli kanë marrë pjesë në forumin biznesor, ku para 40 bizneseve japoneze kanë prezantuar mundësitë që ofron Kosova për të bërë biznes.Në këtë forum ishte Yoshiharu Hirano i cili prezantoi përvojën e tij si investitori i parë serioz nga Japonia në Kosovë.