Ministri Lluka pritet në Departamentin e Shtetit dhe në Bankën Botërore, i garantohet mbështetje për projektet në fushën e energjisë
Prishtinë, 24.04.2018 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, së bashku me Ministrin e Financave, Bedri Hamza, po qëndrojnë në Uashington, ku morën pjesë në takimet pranverore të Bankës Botërore dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare për çështje ekonomike, me fokus të veçantë, të energjisë.








