Lluka: Paralajmëron formimin e një grupi ekspertësh për hetimin e kontratave të dëmshme
Prishtinë, 03.07.2018 - Ministri Lluka morri pjesë në tryezën e organizuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur me temën “Kontratat e Dëmshme të Kosovës”, Kush ka faj? Ai theksoi se ndër arsyet kryesore që Kosova është dëmtuar nga kontratat e mëdha është mungesa e profesionalizmit dhe përfaqësimi jo adekuat në arbitrazh.








