Lluka: Kosova lidere në rajon për projektin e autostradës digjitale
Prishtinë, 20.07.2018 - Ministria e Financave dhe Banka Botërore kanë nënshkruar sot marrëveshjen për financimin e projektit “Ekonomia Digjitale në Kosovë - KODE”, në vlerë prej 20.7 milionë euro. Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Financave, Bedri Hamza dhe Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën, Marco Mantovanelli, ndërsa i pranishëm në ceremoni ishte edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, pasi MZHE do të jetë implementuese e tij.








