Lluka kërkon projekte konkrete nga kompanitë e ujësjellësve që do të financohen nga BERZH
Prishtinë, 10.09.2018 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti sot në një takim pune përfaqësuesit e Shoqatës së Ujësjellësit dhe Kanalizimit të Kosovës, me të cilët u diskutuan zhvillimet në këtë sektor, por me theks të veçantë për projektet me të cilat mund të aplikohet te donatorët dhe fushatën vetëdijesuese për kursimin e ujit.








