Lluka: Kosova dhe Greqia do të rrisin bashkëpunimin ekonomik
Prishtinë, 07.11.2018 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm për çështjet ekonomike ndërkombëtare dhe bashkëpunim për zhvillim në Ministrinë e Punës së Jashtme të Greqisë, Ioannis Brachos, i shoqëruar me një delegacion të shtetit grek.
Lluka: Kosova synon të bëhet Qendër për Ekselencë Digjitale në regjion
Prishtinë, 01.11.2018 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti në takim delegacionin e bizneseve nga Gjermania, të kryesuar nga zëvendës Ambasadori Jan-Axel Voss, drejtoresha Rajonale për Evropën Juglindore të Komisionit për Marrëdhëniet Ekonomike të Evropës Lindore, Anja Quiring, me të cilët biseduan për zhvillimet në sektorin e teknologjisë informative.
Ministri Lluka: Komunat e mëdha do të kenë ngrohje qendrore 24 orë
Lluka paralajmëron ndaljen e nxjerrjes ilegale të thëngjillit, thotë se [...]
Ministri Lluka nga Mali i Zi kërkon nga vendet e regjionit të bëjnë po aq sa Kosova në thellimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal
Prishtinë, 26.10.2018 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka po merr pjesë në konferencën për ekonomi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila po mbahet në Malin e Zi me ministrat ekonomik të 6 vendeve, me ç’rast njoftoi të pranishmit për zhvillimet në fushën e ekonomisë që po bëhen në Kosovë.
Ministri Lluka pjesë e forumit të interkonektivitetit ndërmjet vendeve të Ballkanit
Prishtinë, 23.10.2018 - Ministri Lluka priti në takim ambasadoren e Greqisë, Chryssuola Aliferi, me të cilën diskutuan rreth takimit të përbashkët të vendeve të Ballkanit i cili do të mbahet në Athinë dhe vizitës së Sekretarit Gjeneral të Zhvillimit Ekonomik të Greqisë në Kosovë.
Lluka priti në takim Koordinatorin Përgjegjës të Qeverisë Gjermane, Peter Beyer
Prishtinë, 22.10.201 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti në takim Koordinatorin përgjegjes i Qeverisë Gjermane për çështje dhe marrdhënie Transatlantike dhe njëherit anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme, Peter Beyer, ku diskutuan rreth ndërmarrjeve publike me theks të veçantë Telekomin e Kosovës dhe termocentralin “Kosova e Re”.
Lluka prezanton para afaristëve nga diaspora sektorët me potencial për investime
Prishtinë, 18.10.2018 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Vladrin Lluka, mori pjesë në tribunën me bizneset e diasporës, i cili po mbahet në kuadër të Javës me Bizneset e Diasporës, të cilën e organizoi Ministria e Diasporës dhe e Investimeve Strategjike, me ç’rast u diskuta me bizneset e ndryshme nga diaspora, vendi dhe rajoni.
Sektori i minierave në fokus të investitorëve kanadez
Prishtinë, 18.10.2018 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti në takim Ambasadorin e Kanadasë jo-rezident në Kosovë, Daniel Maksymiu, me të cilin diskutuan për zhvillimet në vend, si energjia, teknologjia e informacionit, por me theks të veçantë për sektorin minerar.








