Konferenca e ministrit Lluka rreth nenshkrimit te marreveshjes roaming
Lluka: Për incidentin në Beograd kemi reaguar te Federica Mogherini [...]
Lluka: Për incidentin në Beograd kemi reaguar te Federica Mogherini [...]
Prishtinë, 04.04.2019 - Në samitin dixhital të Ballkanit Perëndimor i cili po mbahet në Beograd, ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka, në emër të Kosovës ka nënshkruar marrëveshjen për zbritjen e çmimeve të roaming për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Prishtinë, 01.04.2019 - Ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka, po merr pjesë në takimi e nivelit të lartë të ministrave rreth “Konektiviteti energjetik i Evropës qendrore dhe juglindore” e cila po mbahet në Bukuresht të Rumanisë.
Prishtinë, 29.03.2019 - Me kërkesën e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, janë mbledhur në takim ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Enver Hamiti, Gazmend Luboteni kryetari i Bordit të Këshillit Shtetëror për Cilësi, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, Ilir Shala dhe akterë tjerë relevant për të diskutuar të ardhmen e drejtimit energjetik në Universitetin e Prishtinës.
Prishtinë, 29.03.2019 - Është mbajtur takimi i dytë i Grupit Punues për hartimin e Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë (PKEK) 2021-2030. Ky plan bazohet në Rekomandimin e Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë të miratuar në janar të vitit 2018, Kosova është Palë Kontraktuese e Komunitetit të Energjisë.
Prishtinë, 21.03.2019 - Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka mbajtur sot takimin e dytë të Ekipit Punues për Hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë ( PKVEE), i cili takim është udhëhequr nga kryeshefi i Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Arsim Kuliqi.
Prishtinë, 15.03.2019 - Në vazhdën e implementimit të projektit “Promovimi i Efiçiencës së Energjisë në nivel lokal përmes zbatimit të masave të Efiçiencës së Energjisë”, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Komunën e Gjakovës.
Prishtinë, 12.03.2019 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti në takim ambasadorin jorezident të Katarit për Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri, me të cilin diskutoi rreth mundësive për bashkëpunim ekonomik në sektorët të cilat mbulon MZHE.
Prishtinë, 11.03.2019 Duke u nisur nga interesi i përbashkët për të koordinuar aktivitetet e ndërlidhura për sektorin e energjisë në veçanti promovimin e efiçiencës së energjisë, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, me synim të përmirësimit të ndriçimit publik.Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të ofroj përkrahje prej 67 mijë euro për Komunën e Kamenicës me qëllim që të përmirësohet ndriçimi publik në këtë komunë, ndërsa Komuna e Kamenicës do të ofrojë 7 mijë euro për këtë projekt.
Prishtinë, 11.03.2019 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti sot delegacionin e bizneseve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga konsullja e Kosovës në SHBA, Teuta Sahatqija, me të cilët diskutoi rreth sektorit të teknologjisë informative dhe komunikimit (TIK), sektorit të energjisë dhe klimës të të bërit biznes në Kosovë.