• sq
  • en
  • sr
  • Ministria e Ekonomisë

    Kërkoni

    About admin

    This author has not yet filled in any details.
    So far admin has created 5228 blog entries.

    MZHE ndan 67 mijë euro për përmirësimin e ndriçimit publik

    Prishtinë, 11.03.2019 Duke u nisur nga interesi i përbashkët për të koordinuar aktivitetet e ndërlidhura për sektorin e energjisë në veçanti promovimin e efiçiencës së energjisë, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, me synim të përmirësimit të ndriçimit publik.Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të ofroj përkrahje prej 67 mijë euro për Komunën e Kamenicës me qëllim që të përmirësohet ndriçimi publik në këtë komunë, ndërsa Komuna e Kamenicës do të ofrojë 7 mijë euro për këtë projekt.

    By |2019-03-11T14:08:51+00:0011 Mars, 2019|Uncategorized|0 Comments

    Delegacioni i bizneseve amerikane vizitojnë ministrin Lluka

    Prishtinë, 11.03.2019 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti sot delegacionin e bizneseve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga konsullja e Kosovës në SHBA, Teuta Sahatqija, me të cilët diskutoi rreth sektorit të teknologjisë informative dhe komunikimit (TIK), sektorit të energjisë dhe klimës të të bërit biznes në Kosovë.

    By |2019-03-11T12:47:38+00:0011 Mars, 2019|Uncategorized|0 Comments

    Bizneset kanadeze të interesuara për sektorin minerar

    Prishtinë, 06.03.2019 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në ditën e dytë dhe të fundit të qëndrimit në Kanada, ka prezantuar potencialet e Kosovës në sektorin minerar dhe sektorë të tjerë para bizneseve të shumta kanadeze. Ky prezantim zgjoi interesim të jashtëzakonshëm, gjë që u konfirmua menjëherë që një delegacion biznesor nga Kanadaja do të vij në Kosovë në muajin Shtator të këtij viti.

    By |2019-03-06T09:49:53+00:006 Mars, 2019|Uncategorized|0 Comments

    Lluka në Kanada për të sjellë investitorë në sektorin minerar

    Prishtinë, 05.03.2019 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i shoqëruar nga deputetja Sala Berisha-Shala dhe kryetari i Bordit të “Trepçës”, Ardian Syla po qëndrojnë për një vizitë 3 ditorenë Toronto të Kanadasë për të marrë pjesë në konferencën vjetore të minierave dhe mineraleve, PDAC. Kjo konferencë bashkon politikën, organizatat dhe bizneset me qëllim të tërheqjes së investimeve në këtë fushë.

    By |2019-03-05T08:49:28+00:005 Mars, 2019|Uncategorized|0 Comments

    MZHE me projekte atraktive në fushën e teknologjisë

    Prishtinë, 02.03.2019 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, përmes një postimi në rrjetet social ka shpalosur projektet në fushën e Teknologjisë, Informimit dhe Komunikimit (TIK), të cilat janë në zhvillim dhe ato të cilat do të fillojnë gjatë vitit 2019.

    By |2019-03-02T02:37:00+00:002 Mars, 2019|Uncategorized|0 Comments

    Lluka inkurajon gratë të merren me sektorin e energjisë

    Prishtinë, 20.02.2019 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka inkurajuar gratë të merren me sektorin e energjisë. Kjo është bërë e mundur edhe përmes programit “Women in Energy Scholarship Program”, organizuar nga Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit – MCC.

    By |2019-02-20T18:35:16+00:0020 Shkurt, 2019|Uncategorized|0 Comments

    Delegacioni i lartë i Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit vizitojnë ministrin Lluka

    Prishtinë, 20.02.2019 - Ku është Kosova në sektorin energjetik dhe cilat janë hapat e mëtutjeshëm ishte pyetja e delegacionit te Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), të kryesuar nga Karen Sessions, zëvendës presidente dhe Jonathan Brooks, zëvendës president i departamentit të operacioneve kompakte.

    By |2019-02-20T08:22:58+00:0020 Shkurt, 2019|Uncategorized|0 Comments

    Lluka ndanë mirënjohje për minatorët e Trepçës

    Prishtinë, 19.02.2019 - Në shënimin e 30 vjetorit të grevës së Minatorëve të Trepçës, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ndau mirënjohje për minatorët të cilët ishin pjesë e kësaj greve dhe po këtë vit dalin në pension.

    By |2019-02-19T14:23:26+00:0019 Shkurt, 2019|Uncategorized|0 Comments
    Go to Top