Pyetje të Shpeshta
KEK DISTRIBUIMI DHE FURNIZIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE
1. Pse është privatizimi i nevojshëm?
- Distribucioni dhe Furnizimi i KEK-ut është një operim i kushtueshëm dhe jo efikas. Këto jo-efikasitete, të ndërlidhura me deficitin e inkasimeve, vjedhjeve të energjisë elektrike, dhe të infrastrukturës jo kohore, krijojnë një ngarkesë të madhe financiare për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës.
- Subvencionet e Qeverisë për sektorin e energjisë janë duke u reduktuar dhe nuk janë të qëndrueshme. Ngarkesa e buxhetit të Kosovës ka ndikim negativ.
- Investimet e sektorit privat në Distribucion dhe Furnizimin e KEK-ut do të përmirësojnë infrastrukturën, efikasitetin në operim, inkasimin, sigurojnë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për sektorin që po privatizohet por ka ndikim direkt në gjithë zhvillimin ekonomik të Kosovës.
2. Çfarë nuk është në rregull tani?
Ndërprerjet e rrymës, infrastrukturë të dobët, operim joefikas, shkallë jo e kënaqshme e inkasimit, vjedhje, humbje komerciale.Me investimet nga sektori privat do të sigurojnë besueshmëri më të madhe, përmirësojnë infrastrukturën, do të krijojnë sisteme dhe praktika efikase të operimit, do të përmirësoj shkallën e inkasimit me teknologji të re si dhe faturim të përmirësuar, do të reduktoj humbjet komerciale dhe të eliminoj subvencionet qeveritare.
3. A do të rriten çmimet e rrymës?
Zyra e Rregullatorit të Pavarur të Energjisë është kompetente për të rregulluar tarifat të cilat reflektojnë çmimet e energjisë në përputhshmëri me koston dhe investimet. Tregu është i lëvizshëm, ashtu siç janë edhe shkallët e tarifave. Megjithëkëtë, privatizimi i Distribucionit dhe Furnizimit të KEK nuk ndikon në rritjen e tarifave.
4. Çfarë do të ndodhë nëse nuk e paguaj faturën time?
Mos pagesa do të rezultojë në shkëputjen e shërbimeve.
5. A do të ketë ndryshime të mëdha në numrin e të punësuarve?
Jo. Të gjithë punëtorët e sektorit të Distribucionit dhe Furnizimit do të transferohen në sektorin e privatizuar. Përpos, kësaj Qeveria e Kosovës për punë
6. Çfarë do të ndodhë me borxhet e konsumatorëve ndaj KEK-ut?
Borxhet mbeten borxhe, nuk falen dhe duhet të paguhen.
7. Sa kompani kanë qenë të interesuara për ta privatizuar distribucionin?
Katër kompani i kanë plotësuar kushtet dhe janë parakualifikuar në procesin e privatizimit të distribucionit. Ato kanë qenë Elsewedy Electric nga Egjipti dhe Calik, Limak dhe Taib Bank nga Turqia.
8. Për sa është shitur Distribucioni?
Oferta më e lartë financiare është pranuar nga konzorciumi Calik dhe Limak, në shumë prej 26.3 €.
9. A është shitur lirë?
Së pari duhet të ceket se çmimi është objektiv dhe real në krahasim me rreziqet që do t’i merr sektori i privatizuar. Duhet ta kemi parasysh, se sektori që po privatizohet është duke shënuar humbje dhe jo fitim. Humbjet arrijnë në 39 përqind. Pra nëse investohet vetëm 1 euro, 39 cent do të jenë të humbura për privatizuesin, pra flasim për rreziqe të mëdha. Gjithashtu këtu duhet ti shtojmë edhe çështjet si veriu i Kosovës, rrjeti atje vazhdon të shënon humbje. Gjithashtu, në dallim nga vendet e rajonit, në Kosovë shteti nuk garanton privatizuesin për humbjet dhe rreziqet që mund të ndodhin dhe shuma prej 26.3 milionë euro mendojmë se është reale, dhe objektive, në krahasim me rreziqet.
NJËSIA PËR POLITIKA DHE MONITORIM TË NDËRMARRJEVE PUBLIKE
1. A mund të krijojnë Ndërmarrje Publike Komunat Kosovës?
Po, pas miratimit të Ligjit Nr. 04/L-111 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 03/L-087 PËR NDËRMARRJET PUBLIKE, Komunat kanë të drejtën për të krijuar ndërmarrje publike lokale në pajtim me kriteret e përcaktuara me akt nën-ligjor të Qeverisë. Kriteret duhet të përshijnë kërkesa të arsyeshme për qëndrueshmëri operacionale dhe financiare.
2.Si behet përzgjedhja e Bordeve te drejtoreve të Ndërmarrjeve Publike ?
Përzgjedhja e Bordeve te drejtoreve behet ne mënyrë transparente dhe publike nga një konkurs I hapur dhe ne përputhje me nenin 15 te Ligjit mbi Ndërmarrje Publike Nr. 03/L-087.
3. Kush i emëron Bordet e drejtoreve të Ndërmarrjeve Publike?
Në Ndërmarrjet Publike Qendrore, emërimin me një vendim te posaçëm e bën Qeveria e Kosovës ndërsa tek Ndërmarrjet Publike Lokale ,emërimin e tyre e bën Komisioni I Aksionareve.
4. Sa anëtar kane bordet e drejtoreve të Ndërmarrjeve Publike?
Bordet e Ndërmarrjeve Publike Qendrore mund te kenë 5 apo 7 anëtarë ndërsa tek Ndërmarrjet Publike Lokale Bordi do ti këtë 5 anëtar.
5. Si paguhen anëtaret e bordeve të drejtoreve për punën e tyre?
Drejtorëve do t’u paguhet një honorar themelor, Honorari themelor për drejtorët e NP do të përcaktohet (i) me një vendim me shkrim të Qeverisë së Kosovës për NP Qendrore, dhe (ii) me një vendim të Komisionit(eve) përkatës Komunal të Aksionarëve, për NP Lokale. Honorari themelor për drejtorët e një NP Lokale nuk do të jetë më i lartë se kompensimi i caktuar nga Qeveria për drejtorët e një NP Qendrore.
6. Kush e mbikëqyrë punën e Bordeve te drejtoreve ne Ndërmarrjet Publike qendrore?
Aksionari(ët) e një NP përmes Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike do të ushtrojë mbikëqyrje të vazhdueshme dhe rigoroze të veprimtarisë së Bordit të Drejtorëve dhe Komisioneve të Auditimit të NP-së në fjalë.
7. A vlerësohet efektshmeria e punës se Bordeve te drejtoreve të Ndërmarrjeve Publike?
Njësia për Politikat dhe Monitorimin e NP, në bazë vjetorë, do të vlerësojë efektshmërinë e drejtorëve të secilës NP. Të gjithë zyrtarët dhe drejtorët e NP-së përkatëse duhet të bashkëpunojnë plotësisht me Njësinë për Politikat dhe Monitorimin e NP gjatë kryerjes së këtij vlerësimi.
8. Cilat janë përgjegjësitë kryesore te Bordeve te drejtoreve të Ndërmarrjeve Publike?
Përgjegjësi kryesore e Bordit te drejtoreve është Monitorimi I Implementimit te Planit te Biznesit, plan ky të cilin e ka miratuar vete Bordi.
9. A mund Qeveria apo Ministria te përzgjedh apo shkarkon drejtorin ekzekutiv-menaxhues të një Ndërmarrje Publike?
Jo ,Përzgjedhjen dhe shkarkimin e zyrtareve te larte te Ndërmarrjeve Publike, pra edhe te drejtorit menaxhues e bën Bordi I drejtoreve të Ndërmarrjes Publike gjegjëse.
10. Cilët janë zyrtaret e lartë të Ndërmarrjeve Publike qe bien nen përgjegjësinë e Bordit te drejtoreve dhe Komisionit te Auditimit?
Zyrtaret e larte te çdo Ndërmarrje Publike janë: Kryeshefi Ekzekutiv, Zyrtari kryesor financiar, Sekretari I NP dhe Auditori I brendshëm.
11. Kush e themelon Njësinë për Politika dhe Monitorim te Ndërmarrjeve Publike dhe ku funksionon kjo Njësi?
Njësia për Politikat dhe Monitorimin e NP-ve (“Njësia për NP”) do të themelohet nga Ministri në kuadër të Ministrisë se Zhvillimit Ekonomik me qëllim të mbështetjes së Ministrit dhe Qeverisë në ushtrimin e përgjegjësive për NP-të të cilat u janë dhënë atyre me këtë ligj.
12. Si do të ushtrohet mbikëqyrja rigoroze e punës se Bordeve te drejtoreve?
Detyrimi për mbikëqyrje i themeluar me këtë nen nuk do të ushtrohet në një mënyrë që ndërhyn, ose ka për qëllim të ndërhyjë, me veprimtarinë ose pavarësinë e Bordit të Drejtorëve ose Komisionit të Auditimit të një NP.
13. A Raportojnë Ndërmarrjet Publike për punën e vetë dhe kujt I raportojnë?
Ndërmarrjet Publike Raportojnë përmes Bordeve te drejtoreve ne Njësinë për Politika dhe monitorim te NP, 60 ditë pas kalimit te çdo tremujori dhe 75 ditë pas kalimit te çdo viti kalendarik.
14.Për Performancen e Ndërmarrjeve Publike a i raportohet Publikut-Aksionarit?
Qeveria i përgjigjet Kuvendit për mënyrën në të cilën ajo, Ministri dhe Njësia për Politikat dhe Monitorimin e NP i ushtrojë kompetencat dhe përgjegjësitë të cilat u janë dhënë me këtë ligj. Qeveria do t’i raportojë Kuvendit në bazë vjetore mbi performancën e këtyre autorizimeve dhe përgjegjësve si dhe mbi arritjen e objektivave të përcaktuara në politikën e pronësisë të përcaktuar në nenin 6.1 të këtij ligji.. Qeveria do t’i sigurojë të dhëna kuantitative dhe të qëndrueshme publikut dhe Kuvendit mbi mënyrën e menaxhimit të NP-ve Qendrore në interes të Republikës së Kosovës.
15. A mund të shiten Aksionet e Ndërmarrjeve Publike-Privatizimi?
Aksionet në një NP Qendrore mund të shiten lirisht nëse Qeveria miraton një vendim me shkrim me të cilin autorizohet një Komision Qeveritar për Privatizim për të vazhduar me tenderimin dhe shitjen e aksioneve, me kusht që ky vendim të miratohet me shumicë të thjeshtë votash nga Kuvendi i Kosovës. Pas miratimit të këtij vendimi nga Qeveria dhe Kuvendi, Komisioni Qeveritar për Privatizim është i autorizuar të kryejë një tender dhe t’i shesë aksionet në fjalë.
16. A mund te Koncesionohet Ndërmarrja Publike?
Po, Ndërmarrja Publike mund te koncesionohet por gjithnjë kësaj i paraprin një Vendim Qeveritar, monitorohet dhe udhëhiqet nga një Komitet ndërqeveritarë dhe të gjitha procedurat kryhen konform Ligjit për PPP dhe Ligjit për Prokurim Publik.
DEPARTAMENTI I ENERGJISË DHE MINIERAVE
Minierat:
1.Sa janë rezervat e vlerësuara të qymyrit (linjit) në gjithë Kosovën?
Në bazë të studimit –për “Vlerësimin e hulumtimeve dhe rezervave gjeologjike të qymyrit në Kosovë”, të realizuar nga Instituti “Inkos”, 2007, rezervat e qymyrit të tipit linjit janë:
Rezervat në(t):
Bilance …… 10,892,888,000
Jo bilance… 1,319,000,000
Gjithsejtë …12,442,461,000
2.Ku shtrihen vendburimet e qymyrit në Kosovë?
Basenet më të rëndësishme qymyrmbajtëse janë:
– Baseni i Kosovës (shtrihet në pjesën qendrore të Republikës së Kosovës) ;
– Dukagjinit (Baseni qymyror i Dukagjinit shtrihet pothuajse në pjesën qendrore të pellgut të Dukagjinit); dhe
– Drenicës (Baseni i Drenicës shtrihet në mes të basenit të Kosovës në lindje dhe basenit të “Dukagjinit” në perëndim).
3. Cili është resursi më i rëndësishëm energjetik i Kosovës?
Qymyri është resursi më i rëndësishëm energjetik i Kosovës, i cili furnizon rreth 97% të prodhimit total të energjisë elektrike.
4.Cilat zona janë shpallur si zona me interes të veçantë
Në bazë të vendimit Nr. 03/9 të datës 27.02.2008. të Qeverisë së Kosovës, fillimisht janë shpallur nëntë (9) zona me interes të veçantë (Vendimi Nr. 1071 të datës 02.07.2008), kurse me Vendim Nr. 125 i datës 26.01.2009 është bërë zgjerimi i fushave dhe janë futur edhe dy zona të reja, kështu që gjithsejtë janë shpallur 11 zona me interes, dhe ato janë:
1. Zona e hulumtimeve gjeologjike – lokacioni Karaqë;
2. Zona e hulumtimeve gjeologjike – lokacioni Vllahi-Zjaçë;
3. Zona e hulumtimeve gjeologjike – lokacioni Bushinc-Bolevc;
4. Zona e hulumtimeve gjeologjike – lokacioni Zhegovc;
5. Zona e Fushës së hulumtuar me punime gjeofizike dhe gjeokimike –Bresalc;
6. Zona e hulumtimeve gjeologjike –Golesh;
7. Zona e hulumtimeve për nikel –Baks;
8. Zona e hulumtimeve për hekur- nikel –Tërstenik;
9. Zona e hulumtimeve gjeologjike -Debellde;
10.Zona e hulumtimeve gjeologjike – lokacioni Gumnishtë;
11.Zona e hulumtimeve gjeologjike – lokacioni Deva
Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë:
1. Cilat janë llojet e BRE-ve me të cilat disponon Kosova?
Republika e Kosovës disponon me potenciale të BRE-ve siç janë: energjia e ujit, energjia e erës, energjia diellore, biomasa, energjia termale etj.
Projektet studiuese/vlerësuese:
Vlerësimi i potencialeve hidroenergjetike për HCV është bërë përmes studimeve të viteve 2006, 2009 dhe 2010. Mbi këtë bazë është caktuar edhe kapaciteti total i gjenerimit nga hidrocentralet e vogla. Ky kapacitet është 128MW
A ka Kosova Plani të Veprimit për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (PVBRE) dhe cili është caku i BRE-ve në konsumin total të energjisë?
Kosova ka Draft Planin e Veprimit për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (PVBRE), me 31 Qershor ky plan është dërguar në TKE në Vjenë. Ky plan pritet të finalizohet deri në fund të vitit 2012.
Ky plan në vetvete do të përmbajë edhe cakun e BRE–ve, i cili duhet te arrihet deri në vitin 2020.
Efiçienca e Energjisë:
1. A ka Kosova plan për Efiçencë të Energjisë dhe cili është caku?
Kosova, ka planin e veprimit te efiçencës së energjisë për periudhën 2010 -2018, i cili në vetvete ka cakun prej 9%
2. Cilët sektorë përfshihen në kuadër të planit nacional për EE ?
Sektorët e trajtuar në Planin Nacional të EE janë
1. I transportit,
2. I amvisërisë ,
3. I bujqësisë ,
4. I industrisë dhe i shërbimeve .
3. A ka Kosova fond për Efiçencën e energjisë ?
Kosova nuk ka fond për EE.
Sa është konsumi final energjetik i vendit?
Në vitin 2011 konsumi final energjetik ka qenë 1284.25 ktoe. Sektori me konsumin më të madh të energjisë për vitin 2011 është amvisëria me një konsum prej 490.51 ktoe ose 38.2% të konsumit total.
Konsumi i energjisë për kokë banori në vitin 2011 ka qenë 0.73 toe.
Cilët janë prodhuesit e energjisë elektrike në vend?
Furnizimi me energji elektrike realizohet kryesisht prej prodhimit nga termocentralet ‘Kosova A’ dhe ‘Kosova B’, hidrocentralet (Ujmani, Lumbardhi, Radavci, Dikanci dhe Burimi). Sasia e energjisë elektrike e prodhuar në termocentrale për vitin 2011 ka qenë 489.89 ktoe, ndërsa energjia elektrike e prodhuar në hidrocentrale për vitin 2011 ka qenë 9.00 ktoe.
Miniera
Cilat janë resurset minerale të Kosovës?
– Plumbi, Zinku, Argjendi,
– Linjiti,
– Nikeli dhe Kobalti,
– Kromi,
– Bakri,
– Magnezi,
– Boksitet,
– Hekuri,
– Mineralet Industriale (Kaolina, Bentonitet, Hallojziti, Kvarci and Kuarcitet, Diatomitet, Talku, Sepiolitet, Leucitet, Garnet, Asbesti)
Rezervat e resurseve minerale kryesore
Linjiti 12, 50 Miliard ton
Plumbi dhe Zinku 59 Milion ton
Nikeli 13 Milion ton
Boksitet 2,7 Milion ton
Magnezitet 4,1 Milion ton
Në Republikën e Kosovës ari paraqitet në para gjenezë me xehe të bakrit, plumbit dhe zinkut si dhe i pastër (i vetëlindur) në depozitime aluviale të lumenjve.
Gjerë më tani ari dhe argjendi janë nxjerrë vetëm nga xehet e plumb-zinkut.
Hulumtime të pakta janë realizuar në territorin e gjerë të Artanës, Junikut, në lumin Tërnavë, Dragash, në afërsi të Prekovcit (Kriva Reka), Gllamë dhe në lindje të Koretishit.
Ari i cili është i lidhur me mineralizimet dhe vendburimet e plumb-zinkut, në nivelin e matshëm paraqitet në minierën e Artanës, ku përmbajtja e arit është më e madhe dhe kjo minierë njihet si vendburimi me përbërjen më të lartë të arit në Kosovë. Resurset e arit në minierën e Artanës vlerësohen të jenë 2,700 kg.
Përbërja mesatare e Arit ne vendburimet e Plumb Zinkut vlerësohet 0.8 gram për ton.
Vlerësohet se që nga viti 1939 kur lëshohet në punë shkritorja në Zveçan dhe përfundimisht deri në vitin 1989, është prodhuar sasia e arit prej rreth 11.90 ton.
Cilat janë minierat kryesore të Kosovës?
Minierat e Linjitit (Mirash-Bardhe dhe Sibovci Jug Perendim)
Minierat e Linjit gjenden ne afërsi te komunës se Kastrioti përkatësisht në pjesën perëndimore të këtij qyteti.
Shfrytëzimi i qymyrit në Kosovë ka filluar në vitin 1922, me hapjen e minierës nëntokësore “Kosova” afër fshatit Hade. Më vonë janë hapur miniera “Krushevci”, miniera “Sibovci”, ndërsa në pjesën jugore të basenit miniera “Babush” Afër Ferizajit. Shfrytëzimi nëntokësor i qymyrit ka zgjatur diku deri në vitin 1967.
Në periudhën 1952-1956 fillojnë punimet e hulumtimeve gjeologjike të detajuara në basenin qymyror të Kosovës me vërtetimin e rezervave. Paralelisht me këtë bëhet përgatitja për hapjen e Mihjes sipërfaqësore në Mirash, per furnizimin e bllokut të parë në termocentralin “KOSOVA A” që kishte një kapacitet 65 MW. Përfundimisht Këto objekte lëshohen në punë në vitin 1962 dhe kjo quhet faza e parë e TC të Kosovës.
Në vitin 1964 fillon hapja e Minierës tjetër sipërfaqësore në Bardh, hapjes se këtyre minierave ju parapriu ndërtimi i bllokut të tretë dhe katërt të T.C. “Kosova A” me kapacitet prej 200 MW.
Aktualisht këto dy miniera janë bashkuar dhe gjenden në fazën përfundimtare të shfrytëzimit, ndërsa linjiti për gjenerimin e Energjisë Elektrike vazhdon të shfrytëzohet nga miniera e “Sibovcit Jug-Perëndim”, minierë kjo që gjendet në zhvillim e sipër.
Minierat Plumb-Zinkut të Kompleksit “Trepca”
Miera e “Stan Tergut”
Miniera e Plumbit dhe Zinkut e njohur edhe si miniera “Trepça” në “Stan Tërg” shtrihet në pjesën verilindore të Kosovës, në largësi prej 9 km në lindje të Mitrovicës. Rruga e asfaltuar Mitrovicë – Besianë kalon nëpër Stan Tërg. Po në këtë rrugë, në largësi 4 km nga Mitrovica, është ndërtuar Flotacioni i cili me Minierën e Stan Tërgut është i lidhur me korridor nëntokësor, në nivelin e horizontit të parë të minierës (610 m). Nga ana tjetër,
Mitrovica është një nyje e rëndësishme komunikative në regjion. Këtu kalojnë rrugët kryesore që lidhin Maqedoninë dhe Greqinë, si dhe rruga që lidhë Kosovën me Malin e Zi dhe më tutje me Kroacinë. Gjithashtu, këtu kalon edhe linja hekurudhore nga Evropa qendrore kah Selaniku.
Miniera e Cernacit
Miniera e Cërnacit gjendet afro 11 kilometra në perëndim të Leposaviqit, ndërsa vendburimi i xeheve të Plumbit dhe Zinkut si dhe shfrytëzimi i tyre shtrihet ne kufirin e Kosovës dhe Serbisë .
Miniera e Belloberdo
Miniera e Bello Berdos është e vendosur afro 20 kilometra në verilindje të Leposaviqit.
Miniera e Artanës
Miniera “ARTANA” gjendet në komunën e Artanës (ish Novobërdë), është një nga vendburimet e cili është shfrytëzuar qysh në kohën e romakëve. Në mesjetën e hershme, kështjella e fortifikuar në afërsi të vendburimit ishte qendër e rëndësishme tregtare dhe administrative, nën administrim e Republikën së Raguzës (Dubrovnikut). Kjo minier karakterizohet edhe me përqindjen e larte te Arit ne xehe.
Miniera e Hajvalis , Kizhnices dhe Badovcit
Minierat e Plumbit dhe Zinkut Hajvalia, Kizhnica dhe Badovci i përkasin pjesës lindore teë rrafshit te Kosovës dhe gjenden vetëm 7 Km në lindje nga kryeqendra e Kosovës, Prishtina. Këto miniera gjenden në afërsi të rrugës magjistrale Prishtinë – Gjilan. Gjithashtu kompleksi i këtyre minierave, lidhet edhe me hekurudhën industriale te Fushë Kosovës, e nga këtu edhe me rrjetin ndërkombëtar hekurudhor.
Minierat e Ferronikelit
Në kuadër të Ferronikelit funksionojnë dy miniera me shfrytëzim sipërfaqësor: Çikatova dhe Gllavica. Në veri të Magurës, në Masivin e Goleshit, shtrihet vendburimi i nikelit, Gllavica, në Medvec, kurse vendburimi i nikelit, Çikatova (Dushkaja dhe Suka), shtrihet në masivin ultrabazik të Dobroshecit.
Miniera e Magnezitit (Strezovc dhe Golesh)
Miniera e magnezitit “Goleshi” gjindet rrëzë malit Golesh ne afërsi te Aeroportit ndërkombëtarë “Adem Jashari”, në jug-perëndim të Fushë Kosovës dhe është konsideruar si një ndër vendburimet më cilësore të magnezit në Ballkan. Kurse miniera tjetër e magnezitit ndodhet në Strezoc të Komunës së Dardanes.
Miniera e Mergeleve (Sharr Cem – Hani Elezit)
Miniera e mergelëve gjendet në Han të Elezit, pran kufirit Kosovë-Maqedoni ne afërsi te magjistrales Prishtine Shkup dhe shfrytëzohet për prodhimin e çimentos.
Miniera e Kromit (Deve –Gjakove)
Miniera e kromit (Cr) Deva në Gjakovë është minierë nën tokësore, gjendet në perëndim të Kosovës përkatësisht në perëndim të qytetit të Gjakovës. Në drejtim të magjistrales Gjakovë – Prizren ndahet rruga për minierën e Devës.
Miniera e Boksiteve (Kline)
Miniera, përkatësisht vendburimi dhe paraqitjet e boksitit shtrihen në Malin e Gremnikut, 5 deri në 10 km në juglindje të komunës se Klinës.