Ministrja

Dr. Artane Rizvanolli
Ministre e Ekonomisë

 

 


Dr. Artane Rizvanolli është ministre në Ministrinë e Ekonomisë dhe ligjëruese në Kolegjin Riinvest që nga viti 2007.

Pas përfundimit të studimeve bazike në Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, ajo ka vazhduar studimet Master në Ekonomik për analizë biznesi në Universitetin Staffordshire në Mbretërinë e Bashkuar. Në vitin 2012 ka doktoruar në fushën e Ekonomisë në Universitetin Staffordshire me hulumtimin e fokusuar në lidhjen në mes kapitalit njerëzor dhe investimeve të huaja direkte në ekonomitë evropiane në tranzicion.

Pas angazhimit gjashtëvjeçar si hulumtuese në Institutin Riinvest, ajo e ka vazhduar punën e saj si hulumtuese dhe këshilltare për analiza dhe politika ekonomike, në kuadër të organizatave të ndryshme kosovare dhe ndërkombëtare në fushat si punësimi, zhvillimi i sektorit privat, efektet e diasporës në ekonomi, financat publike, etj.

Përveç gjuhës amtare, flet gjuhën angleze dhe serbe.