Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i parë i Ekonomisë

Prishtinë, 24 shkurt 2026 – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Getoar Mjekun në pozitën e zëvendësministrit të parë të Ekonomisë.

Kryeministri Kurti e ka uruar Mjekun për detyrën dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij.

Getoar Mjeku e ka ushtruar këtë detyrë edhe gjatë mandatit të kaluar, duke kontribuar në fushën e zhvillimit ekonomik dhe politikave sektoriale.