Manuali për Monitorimin dhe Vlerësimin e Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës 2022-2031

Prishtinë, 10.11.2025 – Ministria e Ekonomisë lanson Manualin e Monitorimit dhe Vlerësimit për Strategjinë e Energjisë të Republikës së Kosovës 2022-2031. Ky Manual do të sigurojë monitorimin e zbatimit të Strategjisë si dhe arritjen e caqeve të saj.
Kjo do të ndihmojë politikbërjen e bazuar në të dhëna dhe vendimmarrje që udhëhiqet nga evidenca.

Hartimi i këtij dokumenti është bërë në koordinim të gjerë institutional dhe me përkrahje nga projekti: “Tranzicioni i energjisë dhe zbutja e klimës në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga Ministria e Ekonomisë dhe LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.

 

Dokumenti: MANUAL PËR MONITORIMIN DHE VLERËSIMIN E STRATEGJISË SË ENERGJISË TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2022-2031