NJOFTIM: Anulohet Thirrja Publike e shpallur me datë 29.08.2025 për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet e OJQ-ve

Prishtinë, 24.10.2025 – Anulohet Thirrja Publike e shpallur me datë 29.08.2025 për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet e OJQ-ve për përkrahjen e aktiviteteve që promovojnë fushën e energjisë dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Anulohet e gjithë procedura dhe lista preliminare e përfituesve për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekteve/programeve të OJQ-ve që promovojnë fushën e energjisë dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, e publikuar në uebfaqen e Ministrisë së Ekonomisë me datë 08.10.2025.

Thirrja për mbështetjen financiare publike do të rishpallet dhe do të formohet komision i ri vlerësues dhe komision i ri i ankesave.

Për thirrjen e ardhshme do të njoftoheni me kohë.