Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në Podujevë në vlerë prej 35 milionë euro
Podujevë, 20.01.2025 – Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes në vlerë prej 35 milionë euro për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në Podujevë.
Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, drejtori i BERZH-it në Kosovë, Sergiy Maslichenko, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe kryeshefi i KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu.
Investimi për realizimin e projektit është në vlerë prej 35 milionë eurove, nga te cilat 25 milionë euro janë kredi nga BERZH-i dhe 10 milionë euro do të sigurohen nga Korniza Investive e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.
Ky projekt realizohet në bashkëpunim të Qeverisë së Kosovës, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.
Me ndërtimin e këtij impianti, ujërat e zeza do të trajnohen sipas standardeve bashkëkohore, por edhe do të kontribuohet në reduktimin e ndotjes së lumenjve dhe mbrojtjen e burimeve ujore.