Qeveria mbështet KOSTT-in për përmbushjen e obligimeve ndaj OST-Shqipëri e KESH-it

Prishtinë, 27.11.2024 – Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë subvencionim në vlerë prej 6,624,701 € për Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), me qëllim të mbulilmit të obligimeve ndaj Operatorit të Sistemit të Transmisionit (OST) të Shqipërisë dhe Korporatës Energjetike Shqiptare (KESH).
Subvencioni i ndarë për KOSTT-in mundëson sigurimin e rezervës sekondare nga Shqipëria, dhe rritjes së kapacitetit të saj nga 25MW në 40MW, në përputhje me rregullat dhe marrëveshjen e ENTSO-E-së, e cila është ripërtërirë në shtator të vitit 2024.
Për më tepër, kjo do të kontribuojë në rritjen e sigurisë së furnizimit dhe bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë për shkëmbim të energjisë, gjë që është veçanërisht e rëndësishme teksa hyjmë në muajt e ftohtë dhe kërkesa për energji elektrike rritet.