Muzeu Shtetëror i Kristaleve dhe Mineraleve ,,Trepça,, bëhet pjesë e Rrjetit Ballkanik të Muzeve
Prishtinë, 05 nëntor 2024 – Muzeu Shtetëror i Kristaleve dhe Mineraleve ,,Trepça,, i është bashkuar më shumë se 250 institucioneve dhe anëtarëve të muzeve dhe trashëgimisë.
Tash e tutje, Muzeu Shtetëror i Kristaleve dhe Mineraleve ,,Trepça,, do të jetë anëtarë me të drejta të barabarta i Rrjetit Ballkanik të Muzeve si dhe përfaqësuesi i Muzeut “Trepça”, Shaip Blakqori është emëruar si anëtar i rregullt i këtij rrjeti.
Qëllimi i anëtarësimit në këtë asociacion të muzeve të Ballkanit është shkëmbimi i praktikave më të mira, bashkëpunimi rajonal dhe ndarja e njohurive dhe përvojës me qëllim të promovimit dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore duke përfshire edhe pasuritë dhe bukuritë nëntokësore.