Në Pejë janë investuar mbi 750 mijë Euro në efiçencë të energjisë

Prishtinë, 30.10.2024 – Në Komunën e Pejës janë investuar mbi 750 mijë Euro për renovimin 7 ndërtesave publike, 5 nga Ministria e Ekonomisë (ME), përmes granteve dhe 2 nga Fondi i Kosovës për Efiçeincë të Energjisë (FKEE), përmes skemës kthyese për financimin e projekteve komunale.

Me investimet e ME-së janë kryer renovimet në ndërtesën e Fakultetit të Turizmit dhe Menaxhmentit, Administratës së Pensionerëve, Fakultetit të Biznesit, Arkivit, Administratës Tatimore, ndërsa me investimet e FKEE-së janë renovuar Institucioni për Arsim dhe Aftësim Profesional “Rifat Gjota” dhe Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Asdreni”.

Investimet e realizuara janë:

  • Termoizolimi i mbështjellësit;
  • Termoizolimi i fasadës;
    • Termoizolimi i kulmit;
    • Ndërrimin e dyerve dhe dritareve;
    • Renovimin e ndriçimit;
    • Automatizimin e sistemit të ngrohjes;
    • Renovimi i rrjetit të ngrohjes;
    • Instalimi i kaldajave me biomasë;
  • Renovimi i ngrohjes qendrore.

Këto investime janë një shembull i përkushtimit tonë për një Kosovë të qëndrueshme.

Falënderojmë të gjitha institucionet qendrore e lokale për angazhimin, bashkëpunimin, e vetëdijesimin gjithnjë më të lartë për efiçencën e energjisë.

Përkrahur nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Bashkimi Evropian.