Ministrja Rizvanolli dhe Ambasadori Szunyog bisedojnë për zhvillimin e sektorit të energjisë

Prishtinë, 04.07.2024 Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Zëvendësministri, Getoar Mjeku, kanë pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë (BE), Tomas Szunyog.

Gjatë takimit, Ministrja Rizvanolli dhe Ambasadori Szunyog diskutuan për zhvillimin ekonomik të Kosovës, për mbështetjen e sektorit të energjisë dhe menaxhimin e mbeturinave.

Ministrja Rizvanolli e falënderoi ambasadorin Szunyog për përkrahjen e vazhdueshme që Bashkimi Evropian po i jep Kosovës, veçanërisht në zhvillimin e sektorit të energjisë dhe e njoftoi me prioritetet e Ministrisë së Ekonomisë në fushën e burimeve të ripërtërishme të energjisë; energjisë nga era dhe asaj solare.

Ambasadori Szunyog ka shprehur gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të vazhduar përkrahjen për Kosovën në zhvillimin e sektorit të energjisë.