Ministrja Rizvanolli u takua me Delegacionin e Odes Ekonomike Zvicër-Kosovë
Prishtinë, 03.06.2024 – Ministrja e Ekonomike, Artane Rizvanolli zhvilloi një takim të frytshëm me Delegacionin e Odes Ekonomike Zvicër-Kosovë (OEZK).
Duke cilësuar takimin si produktiv u tha se potenciali për bashkëpunim është i madh sidomos në fushat si: Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK), punësimi etj..
Ministrja Rizvanolli tha se përvoja zvicerane ndërlidhet mjaft mirë me nevojat ekonomike te Kosovës ku ky mund të jetë fillimi i një rrugëtimi drejt një partneriteti të qëndrueshëm ku kemi shembuj shumë të mirë të diasporës veçanërisht në Zvicër që edhe investojnë por edhe promovojnë eksportin e industrisë së Kosovës.
Ajo shtoi se, shembulli më i mirë është ai i “Group Orllatit” me kompani tjetër Zvicerane, Gjermane dhe të Kosovës, i cili ditë më parë fitoj të drejtën e ndërtimit të kapaciteteve energjetike prej 100 MW në.
Gjithashtu tha se si shtet mbështetemi në mase të madhe ne diasporën dhe është koha që kjo të jetë e dyanshme sidomos për mundësitë e zhvillimit të biznesit të cilat duhet ta shohin Kosovën si vend për investime dhe investimet të jenë sa më shumë nga vendet mike siç është Zvicra por edhe diaspora e gjerë.
Një gjë të tillë e mundëson legjislacioni ynë i cili ka qenë në zhvillim gjatë periudhës së fundit, si p.sh.: parqet e biznesit dhe legjislacioni në mënyrë të tillë që tu lejohet përkrahje me e madhe.
Si ministri përgjegjëse për energji, TIK, ndërmarrje publike dhe Miniera do të ketë investime të mëdha sidomos në fushën e energjisë veçanërisht në Burime të Ripërtëritshme konkretisht në energji nga dielli dhe era. Por mundësinë e investimit edhe ne teknologji do të zhvillohen në një të ardhme të shpejtë si në: gjeotermale, hidrogjen, ndërtim i kapaciteteve të baterive në energji etj.
Ndërkaq përfaqësuesit e OEZK-së u shprehen se ata janë gjithnjë në përpjekje që investitorët potencial të investojnë në Kosovë duke ndërmjetësuar në mes kompanive të Zvicrës dhe Kosovës.
Në takim morën pjesë: David Garcia, kryetar i Odës Ekonomike Zvicër-Kosovë, menaxher në Ernst&Young, Butrint Ajredini, anëtar dhe avokat në Gjenevë, Ahmed Elfeshawey, anëtar, farmacist, Sami Gashi, anëtar, deputet në Kantonin e Gjenevës, anëtar i partisë MCG (Lëvizja Qytetare e Gjenevës), Granit Molliqaj, anëtar, neurokirurg në Spitalin Kantonal të Gjenevës, Qendrim Nebiu, anëtar, udhëheqës i burimeve njerëzore për Zvicrën Romande të grupit Allianz dhe Valon Qorolli, ekspert i dizajnit, fushave kompjuterike.