Ministret Rizvanolli dhe Nagavci mbështesin fuqizimin e vajzave dhe grave në sektorin e TIK-ut
Prishtinë, 25.04.2024 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kanë marrë pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare “Girls in ICT”, të cilat shprehen mbështetjen e tyre drejt fuqizimit dhe inkurajimit të pjesëmarrjes së vajzave dhe grave në sektorin e TIK-ut.
Në Konferencën “Girls in ICT” të mbajtur sot, Ministrja Rizvanolli theksoi se në Qeverinë e Republikës së Kosovës, për gratë e vajzat jo vetëm që flasin, por kanë përfaqësimin e tyre me mbi 1/3 në qeveri, 40% në Kuvend, e 40% në fuqinë punëtore në sektorin privat që kalon shifrën e vendeve tjera të zhvilluara.
“Ndërsa vazhdojmë të angazhohemi në edukim, punësim e ndërmarrësi, duke ndikuar ditë për ditë në rritjen e përfaqësimit të grave e vajzave në çdo sektor. Në Ministrinë e Ekonomisë kemi programe aktive për trajnimin dhe aftësimin e të rejave e të rinjve për nevojat e sektorit të TIK-ut, e ku mbi 41% e të trajnuarve janë gra e vajza, e në disa nga modulet e ofruara, si Marketingu digjital, përbërja e vajzave e grave kalon mbi 60%”, ka theksuar Ministrja Rizvanolli.
Ajo ka shtuar se Me këtë energji do të vazhdojnë të sigurojnë një përfaqësim çdo herë e më të barabartë në fushën e TIK-ut.
Për organizimin e mbajtur sot, Rizvanolli ka falënderuar IPKO Foundation, RIT Kosovo, Ëomen in Tech Kosovo dhe Ambasadën Holandeze në Kosovë.