Ministrja Rizvanolli ka takuar ambasadorin jorezident të Bangladeshit në Kosovë, Mosharraf Hossain Bhuiyan
Prishtinë, 13.03.2024 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli priti në një takim ambasadorin jorezident të Bangladeshit në Kosovë, Mosharraf Hossain Bhuiyan.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi marrëdhëniet e mira ndërshtetërore si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në sektorët të cilët i mbulon Ministria e Ekonomisë, me theks të veçantë në atë të energjisë së ripërtëritshme dhe të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimeve (TIK).
Duke folur për mundësitë dhe potencialin për zhvillim të përbashkët ekonomik ndërshtetëror, ministrja Rizvanolli tha se Republika e Kosovës mirëpret investitorët nga Bangladeshi që të rrisin bashkëpunimin me sektorin publik dhe privat në fushat prioritare të ekonomisë.
Nga ana e tij ambasadori Hossain Bhuiyan e përgëzoi ministren Rizvanolli dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për progresin e arritur dhe shprehu gatishmërinë për mbështetje të vazhdueshme dhe bashkëpunim të ndërsjellë për dizajnerë të rinjë, në sektorin e prodhimtarisë së tekstilit dhe atë të lëkurës.