Aktivizohet rrjeti KREN në shkolla fillore dhe të mesme në Kosovë
Prishtinë, 28.02.2024 – Ministria e Ekonomisë (ME) përmes Rrjetit Kosovar për Hulumtim dhe Edukim (KREN), ka vazhduar me realizimin e misionit të dixhitalizimit të institucioneve arsimore dhe hulumtuese në Kosovë.
Gjatë këtij muaji, KREN ka filluar me fazën e parë të aktivizimit të rrjetit në 40 shkolla fillore dhe të mesme, të shpërndara në gjashtë komuna. Tani këto shkolla kanë mbulim të plotë Wi-Fi të teknologjisë së fundit WI-FI 6 në të gjitha klasat mësimore dhe ambientet tjera shkollore.
Gjatë muajve të ardhshëm, do të vazhdohet me zgjerimin e rrjetit edhe në 62 shkolla të tjera në 9 komuna të ndryshme të vendit, me synimin kryesor që t’i ofrohet mbulim i plotë me infrastrukturë moderne telekomunikuese të gjitha shkollave në vend.