Shpallen masat për Sistemin fotovoltaik (FV) për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum

Prishtinë, 05.02.2024 – Ministria e Ekonomisë nesër do të lansojë Thirrjen Publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë dhe ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për investim në sisteme të energjisë së ripërtëritshme “Sistemi fotovoltaik (FV) për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum”, të financuara nga Bashkimi Evropian (BE).  
 
Shpalljen e masave do ta bëjnë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Alessandro Bianciardi.
 
Po ashtu do të promovohen kompanitë vendore të sistemeve diellore dhe nga 11:00 deri në ora 15:00, vizita është e hapur për të gjithë qytetarët që janë të interesuar.
 
Prezantimi i masave bëhet në Prishtinë, në Menzën “Ramiz Sadiku”.