NMV-të edhe pak ditë mund të aplikojnë për subvencionimin për pajisje efiçiente (Video)
Prishtinë, 08.12.2023 – Ministria e Ekonomisë me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian është duke subvencionuar pajisje për ngrohje me efiçiencë të lartë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Me qëllim të kursimit të energjisë elektrike dhe uljes së shpenzimit Ministria e Ekonomisë më 22 nëntor 2023 ka hapur thirrjen publike për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, ku këto ndërmarrje do të subvencionohen me:
Pompë termike me kapacitet 35kW dhe mbi 35 kW deri në 135 kW mbulon 20% të vlerës investive , pra në shumën deri në 2000 euro,
Kondicioner apo klimë efiçiente që mbulon 20% të vlerës investive, deri në 1000 euro,
Kalda me biomasë mbulon 40% të vlerës investive, deri në 2000 euro,
Sstufë individuale me biomasë mbulon 40% të vlerës investive, deri në 500 euro,
Ndërsa ndërmarrjet në pronësi apo në bashkëpronësi nga 51 % e tutje, subvencionohen me 5% më shumë,
Thirrja për fazën e parë do të jetë e hapur deri me 12 dhjetor 2023 .
Aplikimi për subvencionim të masave të shpallura, bëhet online përmes platformës e-Kosova, në https://rks-gov.net/476
Linku për aplikim: https://rks-gov.net/476
Më shumë info: https://me.rks-gov.net/wp-content/uploads/2024/01/01Draft-final-21-11-2023-NMVM-Thirrja-per-Pajisje-ngrohese-eficiente.pdf