ME hap thirrjen “Implementimi i Rrjetit të pavarur jopublik 5G në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren”
Prishtinë, 19.07.2023 – Bazuar në Ligjin për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, Ministria e Ekonomisë ka shpallur thirrjen publike “Implementimi i Rrjetit të pavarur jopublik 5G në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren”.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave/kërkesës për thirrjen publike është më datë 21.08.2023, ora 13:30.
Ministria e Ekonomisë inkurajon operatorët ekonomik që i plotësojnë kriteret e thirrjes, që të përgatisin dhe të dorëzojnë ofertat e tyre.
Informatat e plota për njoftimin e kontratës mund të gjinden në: https://e-prokurimi.rks-gov.net