Ministrja Rizvanolli flet në Kongresin e 13-të Botëror të Odave të Tregtisë në Gjenevë
Gjenevë, 23.06.2023 – Ministrja e Ekonomisë (ME), Artane Rizvanolli po përfaqëson Kosovën në Gjenevë, në Kongresin e 13-të Botëror të Odave të Tregtisë, Palexpo, Odën Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC), Oda e Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve të Gjenevës (CCIG) dhe Federatën e saj Botërore të Odave (WFC) ku janë duke u zhvilluar punimet e Kongresit të 13-të Botëror të biznesit, fondacioneve dhe Odave të Tregtisë nga mbarë bota.
Kjo ngjarje organizohet çdo dy vjet në një kontinent tjetër, ku kjo është hera e parë që Kongresi Botëror po mban punimet në Gjenevë ku sivjet është i përqendruar në temën “multilateralizmi në shërbim të paqes dhe prosperitetit”.
CCIG në Gjenevë, ka më shumë se 2500 kompani anëtare, mes tyre edhe shumë shqiptarë, kryesisht nga Kosova dhe Shqipëria.
Në këtë samit ndërkombëtar për tre ditë rresht do të marrin pjesë mbi 1500 personalitete nga mbare bota ku sipas Drejtorit të Përgjithshëm të CCIG-së, Vincent Subilia, Kosova është e privilegjuar për shkak që është ftuar një ministër në mesin e personaliteteve amerikane, të OKB-së, Interpol-it etj..
Ministrja Rizvanolli ka folur sot para qindra pjesëmarrësve ku u shpreh e kënaqur për mundësinë që të ndaj përvojën e Kosovës në zhvillimin e politikave që nxisin angazhimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në investime të gjelbra, për të reduktuar faturat e tyre të energjisë dhe për të rritur konkurrencën
Ajo gjithashtu shpalosi masat të cilat i ka dizajnuar Qeveria e Republikës së Kosovës për skemat e subvencionimit të pajisjeve efiçiente për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.
Drejtori i CCIG-së, Subilia tha se me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë dhe në bashkëpunim të ngushtë dhe me angazhimin e plotë të Odës së Tregtisë Shqipëri-Zvicër me qendër në Gjenevë, një delegacion nga Oda e Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve të Gjenevës (CCIG) kemi vizituar Tiranën ku kishte zhvilluar një aktivitet të dendur me përfaqësues të tregtisë dhe kompanive të rajonit.
Tutje ai theksoi se, një bashkëpunim të tillë e kemi tash edhe me qeverinë re te Kosovës, ku kemi ftuar ministren e ekonomisë Artane Rizvanolli.”
Në këtë kongres kanë folur më shumë se 140 folës dhe rreth 40 sesione, seminare ose konferenca të cilat do të trajtojnë tendencat dhe sfidat globale aktuale dhe të ardhshme që përcaktojnë aktivitetet e Odave të tregtisë dhe kompanive.
Në panelin e parë me temën “Udhëzuesi i Biznesit për Tranzicionin e Energjisë”, bashkë me ministren shpalosën fjalimet e tyre edhe: Razan Khalifa Al Mubarak, Kampione e nivelit të lartë për ndryshimet klimatike për COP28 në Kombet e Bashkuara (UN), María Mendiluce, Kryeshefe Ekzekutive në “Ne mendojnë në koalicion biznesi”, Andrew Wilson, Drejtori i Politikave Globale i Odës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC), Silvio Dulinsky, Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare për Standardizim (ISO).
Në panelin e dytë me temën: “Gratë që udhëheqin, gratë që inspirojnë”, përveç ministres Rizvanolli morën pjesë edhe Maria Fernanda Garza, Kryetare e Odës Ndërkombëtare të Tregtisë, Kate Kallot, Themeluese dhe Kryeshefe në Amini, Claudia Salomon, Presidente e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit të ICC-së.