Zv. ministri Arifaj priti në takim një delegacion nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë

Prishtinë, 04.08.2022 – Zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj ka pritur në takim një delegacion nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në përbërje të Kelly Dodge, këshilltare ekonomike, Dren Pozhegu, këshilltar ekonomik si dhe Atdhetare Kelmendi, këshilltare komerciale.

Gjatë takimit u diskutua për sektorët me të cilët udhëheqë Ministria e Ekonomisë,  energjia, ndërmarrjet publike, teknologjia e informacionit dhe komunikimit dhe me theks të veçantë për sektorin e minierave.

Zv. ministri Arifaj tha se politikat në  sektorin minerar udhëhiqen nga ME dhe se është duke u punuar në modernizimin e këtij sektori, e në kontekst të kësaj zëvendësministri përmendi “Trepçën” si ndërmarrje e cila ka nevojë të modernizohet dhe të riorganizohet, ashtu që do të ndikonte në rritjen e produktivitetit dhe njëkohësisht në rritjen e punësimit të të rinjve.

Ai poashtu potencoi se Qeveria e Kosovës mirëpret çdo bashkëpunim me ekspertë nga vendet e ndryshme, të cilët me përvojat e tyre do të mund të ndihmonin në zhvillimin e sektorit minerar.