Zëvendësministri Arifaj priti në takim delegacionin e IETO-së
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Organizatës Ekonomike Tregtare e Indisë, ku temë kryesore ishin investimet në energji, miniera, e veçmas në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.
Zëvendësministri Arifaj e njoftoi delegacionin indianë për mundësitë që ofron Republika e Kosovës për investime në këto fusha.
Vizita e delegacionit të IETO-së ishte me karakter përgatitore, pasi që një vizitë e delegacionit afarist të IETO-së është e planifikuar të realizohet në muajin tetor 2022.