Ministrja Rizvanolli priti në takim ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel

Prishtinë, 28.04.2022 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e ka pritur në takim ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel si dhe përfaqësuesit e Agjencinë Franceze të Zhvillimit (AFD), ku është diskutuar rreth situatës energjetike në Kosovë si dhe nevojat në fushën e energjisë.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e AFD-së, Olivier Grandvoinet, Valentin Benoit dhe Mirela Mata kanë prezantuar fushëveprimin e AFD-së në Ballkanin Perëndimor, në veçanti projektet e sektorit të energjisë me fokus në burime të ripërtërishme të energjisë.

Ministrja Rizvanolli ka njoftuar se kanë folur se një bashkëpunim potencial do të ndërlidhej me ambiciet e Qeverisë së Republikës së Kosovës drejt dekarbonizimit dhe diversifikimit të prodhimit të energjisë.