Ministrja Rizvanolli priti në takim Ambasadoren Benedejčič

Prishtinë, 02.03.2022 – Ministrja e Ekonomisë, ArtaneRizvanolli ka pritur në takim Ambasadoren e Republikës së Sllovenisë, Minca Benedejčič.

Gjatë takimit,Ministrja Rizvanolli dhe Ambasadorja Benedejčič kanë diskutuar rreth zhvillimevetë fundit në sferat që mbulon Ministria e Ekonomisë, me fokus në sektorin eTeknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, si dhe sektorin e Energjisë, në veçanti rreth efiçiencës së energjisë.

Ambasadorja Benedejčič ka përgëzuar ministren Rizvanolli rreth punëve dhe reformave të cilat është duke i ndërmarrë që nga fillimi i mandatit.

Fokusi kryesor i bisedës është përqendruar në sektorin e TIK-ut dhe zhvillimin e hovshëm tëkëtij sektori në Republikën e Kosovës dhe atë të Sllovenisë, sektor ky  me potencial për punësimin e të rinjëve të cilët kanë kapacitetin të rrisin konkurrueshmërinë në nivel rajonal e ndërkombëtar.

Ministrja dhe Ambasadorja kanë diskutuar rreth mundësive për konkretizim të bashkëpunimit mes dy vendeve për të avancuar tutje këtë sektor