Certifikohen 370 të rinj nga projekti “ICT for Kosovo’s Growth”
Prishtinë, 16.02.2022 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog kanë marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit të të rinjëve nga projekti “ICT for Kosovo’s Growth”, projekt i cili implementohet nga “Prishtina REA” në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë me mbështetje të Bashkimit Evropian.
.
Gjatë ceremonisë janë certifikuar 370 të rinj të cilët janë trajnuar përmes tre moduleve të cilat përfshijnë; programimin Java, Sigurinë Kibernetike, zhvillimin e ueb-it dhe Python.
.
Gjatë fjalimit hapës të ceremonisë, Ministrja Rizvanolli ka uruar të rinjt për përkushtimin dhe angazhimin për aftësim në një sektor të rëndësisë kyçe për vendin.
.
Tutje, Ministrja ka theksuar përkushtimin e Minsitrisë së Ekonomisë për të zhvilluar digjitalizimin dhe sektorin e TIK-ut në Kosovë, si një ndër sektorët më të rëndësishëm jo vetëm për zhvillim ekonomik për vendin, por edhe si mundësi e shkëlqyeshme për të rritur konkurrueshmërinë edhe në nivel ndërkombëtar.