Inaugurohet Impianti i parë i ngrohjes me biomasë në Kosovë

Gjakovë,
22 nëntor, 2021
Në Gjakovë
sot është inauguruar impianti i parë i ngrohjes me biomasë në Kosovë. Ky
projekt i cili është i mbikëqyrur nga Qeveria e Kosovës është financuar nga
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementuar nga Komuna e Gjakovës.

Projekti i
ngrohjes me biomasë ka për qëllim përmirësimin e sistemit të ngrohjes së
qytetit si dhe të ndikojë pozitivisht në mjedis përmes sigurimit të cilësisë më
të mirë të ajrit në qytet, funksionimit më efikas të sistemit të ngrohjes
qendrore dhe sigurimit të ngrohjes së qëndrueshme për qytetarët e Gjakovës.

Gjatë
inaugurimit prezent kanë qenë Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli,
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, Kryetari i Komunës së Gjakovës,
Ardian Gjini, si dhe U.D Drejtoresha Ekzekutive e Ngrohtores së Gjakovës,
Albana Skivjani.

Gjatë
fjalimit të saj, Ministrja Rizvanolli ka cekur që ekonomitë familjare në Kosovë
konsumojnë 40% të energjisë në vend dhe shumica e saj dedikohet për qëllime të
ngrohjes. Prandaj, projekte të tilla të cilat sigurojnë ngrohje qendrore për
banorët e Kosovës janë me prioritet dhe rëndësi të lartë