Ministri Blerim Kuçi priti ambasadorin e Austrisë, Christoph Weidinger

Prishtinë, 25.06.2020 – Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi e ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

 

Takimi ishte me karakter njohës, ku është diskutuar për bashkëpunimin mes Republikës së Kosovës dhe shtetit të Austrisë, ku po ashtu u diskutua edhe për gjendjen ekonomike në Kosovë, e krijuar si pasojë e pandemisë Covid-19.

 

Ministri Blerim Kuçi e ka falënderuar ambasadorin Weidinger për mbështetjen e vazhdueshme që shteti austriak i ka dhënë dhe po vazhdon t’i jep Kosovës.

 

Z. Kuçi dhe Z. Weidinger shprehen gatishmërinë që të thellojnë edhe më të tej bashkëpunimin, në veçanti në fushën e zhvillimit ekonomik, pasi është nevojë emergjente pas gjendjes së krijuar në ekonominë e Kosovës.