Prizreni goditet nga një tërmet i shkallës së ulët
Prishtinë, 11 shkurt 2011 – Duke u bazuar në Rrjetin Sizmik të Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Divizionit Sizmologjik të Kosovës, në mëngjesin e së premtes në orën 04:29 sipas kohës lokale, (Prizreni) është goditur nga një tërmet me magnitude 3.2 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV ballë të Merkalit.
Epiqendra e këtij tërmeti ishte respektivisht në koordinatat :
12 km juglindje të Prizrenit, 42.169 (latituda) dhe 20.882 (longituda), thellësia hipoqendrore 5km
Deri më tani Divizioni sizmik nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në vendin tonë.
