Ministrja Rizvanolli merr pjesë në diskutimin për programin “Shkolla për Diplomacinë e Diasporës”

Prizren, 17.04.2024 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë pjesë në diskutimin për programin “Shkolla për Diplomacinë e Diasporës”.

Takimi u mbajt në Prizren në Parkun për Inovacion dhe Trajnime (ITP) i organizuar nga Ministria e Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovë, ku të pranishëm ishin më shumë se 35 diplomatë nga 28 shtete të ndryshme të botës.

Ministrja Rizvanolli ka theksuar se bashkë me profesorët Ilir Gedeshi nga Shqipëria, Bekim Baliqi nga Universiteti i Prishtinës dhe Jeta Zagragja nga sektori privat, kanë ndarë eksperiencën dhe idetë rreth modeleve të bashkëpunimit me diplomatët e pranishëm, duke synuar të ndikojnë në marrëdhëniet tona sa më të mira, e posaçërisht për integrimin e ekonomisë.

Po ashtu, Ministrja Rizvanolli, një falënderim të veçantë e ka pasur për Liza Gashin, zëvendësministre e Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës.