Njoftim mbi Privatësinë

Ky njoftim i politikave të privatësisë bëhet në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e
të Dhënave Personale, me të cilën ju informon se Ministria e Ekonomisë (ME), mbledh të dhënat
tuaja personale vetëm për qëllime të caktuara për të kryer veprimtari sipas autoritetit zyrtar.
E drejta e privatësisë dhe mbrojtja e të dhënave tuaja personale është prioritet i Ministrisë së
Ekonomisë (ME), e cila angazhohet të përpunojë të dhënat tuaja personale me përgjegjësi dhe në
përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Më poshtë janë disa informacione të përgjithshme në lidhje me përpunimin e të dhënave
personale në faqen tonë të internetit. Informacioni specifik në lidhje me aktivitetet e përpunimit
të ME-së, përveç atyre që lidhen me këtë faqe të internetit do të jepen veçmas.
Kjo politikë e mbrojtjes së të dhënave personale është e zbatueshme nëse jeni aplikues për punë,
palë kontraktuese, merrni pjesë në një trajnim të organizuar nga ne, vizitoni uebfaqen, përdorni
ndonjë shërbim, paraqisni kërkesë përmes e-mailit apo faqes tonë të internetit.

Ju këshillojmë që të rishikoni periodikisht këtë Politikë të Privatësisë për çdo ndryshim dhe
ndryshimet në këtë politikë të privatësisë janë efektive kur ato postohen në këtë faqe.

 

Të dhënat tuaja personale dhe uebfaqja jonë
Në kohën kur zhvillimi i Teknologjisë Informative (TI), është në hov, si dhe në përdorim nga një
masë e madhe e qytetarëve, uebfaqja e Ministrisë së Ekonomisë (ME), është mjet shumë i
rëndësishëm për të komunikuar me qytetarë. Në uebfaqen e Ministrisë, ne shpalosim punën tonë
duke publikuar informacione të ndryshme si: Dokumente Strategjike, nga fushat që mbulon
Ministria e Ekonomisë, ligje, rregullore, udhëzime administrative, projekte strategjike, thirrje
publike të ndryshme për aplikim, vendime, si dhe njoftime të tjera me rëndësi për qytetarët.
Disa nga shërbimet e ofruara në faqen tonë të internetit kërkojnë përpunimin e të dhënave tuaja
personale.

 

Kategoria e të dhënave që ne i përpunojmë
Në varësi të qëllimeve dhe arsyeve specifike, konform legjislacionit përkatës, Ministria e
Ekonomisë, përpunon të gjitha ose disa nga të dhënat personale të specifikuara më poshtë, ndaras
ose në kombinim midis tyre:
– Të dhënat e identifikimit: emri, mbiemri, të dhënat e dokumentit të identitetit;
– Të dhënat e kontaktit: adresa, e-maili, numri i telefonit;
– Të dhëna për arsimin, shëndetin, kualifikimin profesional dhe veprimtarinë e punës;
– Të dhëna të tjera të kërkuara sipas ligjeve të veçanta që rregullojnë marrëdhëniet e punës
ose marrëdhëniet kontraktuale;
– Informacione të tjera dhe të dhëna personale të nevojshme për përmbushjen e detyrimeve
statutore për të garantuar sigurinë në ofrimin e shërbimeve të navigacionit ajror;
– Foto dhe video nga konferenca apo ngjarje.

 

Për çfarë qëllimesh i përdorim të dhënat tuaja personale?
Përmbushja e detyrimeve ligjore të përcaktuara me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të
Dhënave Personale, dhe legjislacionin përkatës në fuqi të Bashkimit Evropian, për mbrojtjen e të
dhënave personale.
Përmbushja e urdhrave të organeve kompetente shtetërore;
Përzgjedhja e punonjësve, duke përfshirë kryerjen e trajnimeve të specializuara për rekrutimet e
reja;
Lidhja e kontratave dhe marrëdhënieve parakontraktuale;
Garantimi i sigurisë së punonjësve, vizitorëve, përmes sistemit të mbikëqyrjes video, sigurisë
fizike, kontrollit të qasjes dhe regjistrimit të vizitorëve të jashtëm;
Sigurimi i funksionimit normal, mirëmbajtjes dhe sigurisë së faqes së internetit dhe sistemeve të
informacionit dhe komunikimit të Ministrisë së Ekonomisë;
Përpunimi i kërkesave sipas Ligjit Nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike;
Promovimi i aktiviteteve të Ministrisë duke përfshirë shpërndarjen e materialeve dhe broshurave
reklamuese, postimin e fotove/videove në uebfaqe, facebook, twitter, youtube ose në media tjera.

 

Baza ligjore për përpunim
Ministria e Ekonomisë, përpunon të dhënat personale të subjekteve në përputhje me Ligjin Nr.
06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, dhe në pajtim me legjislacionin evropian për
mbrojtjen e të dhënave personale.
Në disa raste, ne përpunojmë të dhënat personale vetëm pas pëlqimit paraprak të subjektit të të
dhënave. Pëlqimi i dhënë mund të tërhiqet në çdo kohë nga subjekti.

 

Me kë i ndajmë të dhënat personale të mbledhura?
Autoritetet kompetente siç janë ato të sigurisë, gjyqësore dhe mbikëqyrëse, që në bazë të një akti
juridik kanë autoritetin të kërkojnë nga institucioni përkatës të dhënat personale për subjektet e
caktuara.

 

Cilat janë të drejtat tuaja?
Kur të dhënat tuaja personale përpunohen nga Ministria e Ekonomisë, ju keni të drejtë:
– të qasjes në të dhënat tuaja dhe në çdo kohë, të kërkoni t’i korrigjoni dhe përditësoni pa
vonesë nëse të dhënat tuaja janë të pasakta ose jo të plota;
– të fshirjes (e drejta për t’u harruar) së të dhënave tuaja, dhe mund të kërkoni që përpunimi
të ndalohet në rrethana të caktuara;
– të kërkoni që ndonjë nga ndryshimet e mësipërme t’u komunikohet palëve të tjera
(treta?);
– të cilave u janë zbuluar të dhënat tuaja; të ankoheni në çdo kohë nëse besoni se të drejtat
tuaja për mbrojtjen e të dhënave janë shkelur.

 

E drejta e ankimimit
Në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, çdo person fizik që
beson se i është shkelur e drejta për mbrojtjen e të dhënave personale, mund të paraqesë ankesë
pranë Ministrisë së Ekonomisë, me adresë: Sheshi “Nëna Terezë”, Nr.36, 10000, Prishtinë,
Republika e Kosovës. Gjithashtu ju mund të kontaktoni edhe Zyrtarin për Mbrojtjen e të
Dhënave Personale në Ministrin e Ekonomisë, duke klikuar uebfaqen tonë: https://me.rks-
gov.net/

 

Siguria e të dhënave personale
Ministria e Ekonomisë, zbaton masat e duhura fizike, organizative dhe teknike për të mbrojtur të
dhënat tuaja personale në pajtim me dispozitat përkatëse të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të
Dhënave Personale.

Kohëzgjatja e ruajtjes së të dhënave personale varet nga qëllimet e përpunimit për të cilat ato
janë mbledhur dhe është e rregulluar me Ligjin përkatës për Arkivat Shtetërore, ose me ndonjë
ligj tjetër përkatës.

 

Përditësimi i Politikës së Privatësisë
Ne mund të përditësojmë herë pas here politikën tonë të privatësisë dhe do t’ju njoftojmë për çdo
ndryshim duke postuar Politikën e re të Privatësisë në këtë faqe.
Faqja e internetit mund të përmbajë linçe të ndryshme të faqeve të tjera të internetit, për të cilat
ju rekomandojmë t’i lexoni politikat e privatësisë të tyre.